إعدادات العرض
Rreth fjalës së Allahut të Lartësuar: "Ata thanë: ‘Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Vedin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin!" (Nuh, 23) Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është shprehur: "Këta ishin emra të burrave të devotshëm nga populli i…
Rreth fjalës së Allahut të Lartësuar: "Ata thanë: ‘Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Vedin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin!" (Nuh, 23) Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është shprehur: "Këta ishin emra të burrave të devotshëm nga populli i Nuhut
Rreth fjalës së Allahut të Lartësuar: "Ata thanë: ‘Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Vedin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin!" (Nuh, 23) Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është shprehur: "Këta ishin emra të burrave të devotshëm nga populli i Nuhut, të cilët, kur vdiqën, shejtani i frymëzoi pasardhësit e tyre që nëpër ndejat e veta të vendosin disa figura e t'i emërtojnë sipas emrave të tyre. Ata vepruan kështu, por nuk i adhuronin. E, kur kjo gjeneratë u ndërrua dhe kur historia e tyre u harrua, filluan të adhuroheshin."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tagalog ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া සිංහල தமிழ்الشرح
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e shpjegon këtë ajet fisnik se këta idhuj të cilët i ka përmendur Allahut i Lartësuar, populli i Nuhut këshilloi njëri-tjetrin në vazhdimësi që adhurimi t'u kushtohet atyre, pasi Nuhu (alejhi selam) i pat ndaluar që Allahut t'i bëhet shirk (idhujtari). Ç'është e vërteta, këta qenë emra të burrave të devotshëm prej tyre, ku ata e tepruan në raport me ta, sepse shejtani i mashtroi deri në atë masë, saqë i vendosën figurat e tyre. Kështu, erdhi puna, saqë këto fotografi u shndërruan në idhujt që u adhuruan krahas Allahut.فوائد الحديث
Teprimi në raport me njerëzit e mirë është shkak që ata të adhurohen krahas Allahut dhe të braktiset feja tërësisht.
Paralajmërimi nga bërja e figurave të frymorëve dhe varja e tyre, sidomos figurat e njerëzve me autoritet.
Paralajmërimi nga kurthi i shejtanit, meqë ai e paraqet të kotën në formë të së vërtetës.
Paralajmërimi nga bidatet dhe risitë (në fe), edhe nëse vepruesi i tyre ka qëllim të mirë.
Bërja ose vizatimi i figurave të frymorëve është prej mjeteve që çojnë në shirk, kështu që është obligim tërheqja e vërejtjes nga bërja e figurave të frymorëve.
Njohja e vlerës së ekzistimit të dijes dhe dëmit të humbjes së saj.
Shkak për humbjen e dijes është vdekja e dijetarëve.
Paralajmërimi nga imitimi, sepse ai mund ta çojë njeriun drejt daljes prej fesë.
Shirku ekzistonte edhe te popujt e kaluar.
Këta pesë emra të përmendur janë nga ata që populli i Nuhut i adhuronin.
Sqarim se njerëzit e së kotës bashkëpunojnë dhe i ndihmojnë njëri-tjetrit.
Lejohet lutja kundër jobesimtarëve në mënyrë të përgjithshme.
التصنيفات
Shirku