“Kushdo që kryen një mëkat për të cilin është caktuar dënim dhe ai zbatohet mbi të në këtë botë, Allahu është më i Drejtë se që ta dënojë robin sërish për të njëjtin mëkat në botën tjetër

“Kushdo që kryen një mëkat për të cilin është caktuar dënim dhe ai zbatohet mbi të në këtë botë, Allahu është më i Drejtë se që ta dënojë robin sërish për të njëjtin mëkat në botën tjetër

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kushdo që kryen një mëkat për të cilin është caktuar dënim dhe ai zbatohet mbi të në këtë botë, Allahu është më i Drejtë se që ta dënojë robin sërish për të njëjtin mëkat në botën tjetër. Dhe kushdo që kryen një mëkat për të cilin është caktuar dënim, por Allahu ia mbulon atë dhe ia fal, Allahu është më Bujar se që t'i kthehet asaj që tashmë e ka falur.”

[Hasen] [Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se nëse dikush kryen një mëkat që kërkon zbatimin e një dënimi të përcaktuar ligjërisht (ar. hadd), si zinaja ose vjedhja, dhe ai dënohet për të në këtë botë, atëherë ky dënim e shlyen mëkatin dhe e liron nga ndëshkimi i tij në botën tjetër. Kjo sepse Allahu është tepër Bujar dhe Mëshirues për t’i bashkuar dy dënime për të njëjtin mëkat mbi robin e Tij. Po ashtu, nëse Allahu ia mbulon dikujt mëkatin në këtë botë dhe ai nuk dënohet për të, e pastaj Allahu ia fal dhe e amniston atë, atëherë Allahu i Lartësuar është tepër Fisnik dhe Bujar për t’u kthyer e për ta ndëshkuar për një mëkat që tashmë ia ka falur dhe amnistuar.

فوائد الحديث

Ky hadith tregon drejtësinë, bujarinë dhe mëshirën e madhe të Allahut.

Zbatimi i dënimit të përcaktuar ligjërisht (ar. hadd) në këtë botë e shlyen mëkatin.

Kushdo që kryen një mëkat për të cilin është caktuar një dënim ligjor (ar. hadd), duhet të mbulohet me mbulimin e Allahut dhe të nxitojë të pendohet sinqerisht.

التصنيفات

Hududet - ndëshkimet e paracaktuara sheriatikisht