إعدادات العرض
“Prej shprehjeve pejgamberike që u kanë arritur njerëzve deri më sot janë edhe fjalët: "Nëse nuk turpërohesh, bëj ç'të duash.”
“Prej shprehjeve pejgamberike që u kanë arritur njerëzve deri më sot janë edhe fjalët: "Nëse nuk turpërohesh, bëj ç'të duash.”
Ibën Mesud Ukbe ibën Amër el-Ensari el-Bedri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Prej shprehjeve pejgamberike që u kanë arritur njerëzve deri më sot janë edhe fjalët: "Nëse nuk turpërohesh, bëj ç'të duash.”
الترجمة
العربية Español አማርኛ English اردو Indonesia বাংলা Français Türkçe Русский Bosanski සිංහල हिन्दी 中文 فارسی Tiếng Việt Tagalog Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் ไทย Deutsch 日本語 پښتو অসমীয়া Svenska Nederlands ગુજરાતી Кыргызча नेपाली Lietuvių دری Српски тоҷикӣ Kinyarwanda Română Magyar Čeština Moore Malagasy Oromoo ಕನ್ನಡ Wolof Azərbaycan O‘zbek Українська ქართული Македонски ភាសាខ្មែរ ਪੰਜਾਬੀ मराठी Kirundi Kurmancî Bahasa Melayu Yaoالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se ndër gjërat që janë përcjellë si këshillë nga profetët e mëparshëm dhe janë transmetuar mes njerëzve brez pas brezi, derisa mbërritën te ky umet, është dhe kjo këshillë: shikoje atë që dëshiron të bësh; nëse është diçka nga e cila nuk kihet turp, atëherë veproje, por nëse është diçka nga e cila kihet turp, atëherë lëre, sepse pengesa për të kryer veprime të shëmtuara është turpi. Ai që nuk ka turp, zhytet në çdo gjë të pahijshme dhe të keqe."فوائد الحديث
Turpi është baza e virtyteve të larta morale.
Turpi është ndër virtytet e profetëve (paqja qoftë mbi ta), që përcillet prej tyre.
Turpi është ai që e shtyn muslimanin të bëjë atë që e zbukuron dhe e fisnikëron dhe ta lërë atë që e ndot dhe e turpëron.
Neveviu ka thënë: "Urdhri këtu tregon lejueshmërinë, domethënë: nëse dëshiron të bësh diçka, atëherë bëje, për sa kohë që nuk të bën të ndihesh i turpëruar para Allahut dhe njerëzve; përndryshe, mos e bëj. Mbi këtë parim mbështetet Islami. Që do të thotë se njeriu duhet të ndjejë turp nga braktisja e asaj që është urdhëruar ta bëjë, qoftë e obligueshme apo e pëlqyeshme, si dhe duhet të ndjejë turp nga kryerja e asaj që është e ndaluar, qoftë haram apo e papëlqyer. Sa për atë që është e lejuar, njeriut i lejohet të ndjejë turp qoftë nga kryerja apo braktisja e saj. Hadithi, pra, përfshin të pestë rregullat e jurisprudencës islame (fikhut). Disa kanë thënë: "Urdhri këtu është në formë kërcënimi, domethënë: nëse turpi të hiqet, atëherë bëj çfarë të duash dhe Allahu do të të japë ndëshkimin që meriton për këtë. Të tjerë kanë thënë: "Ky është një urdhër në formën e lajmit, domethënë: kush nuk ka turp, bën çfarë të dojë."
