Vërtet madhësia e shpërblimit është në varësi të madhësisë së sprovës. Allahu i Lartësuar, kur e do një popull, i vë në sprovë: atij që është i kënaqur, i takon kënaqësia, e, atij që hidhërohet, i takon hidhërimi.

Vërtet madhësia e shpërblimit është në varësi të madhësisë së sprovës. Allahu i Lartësuar, kur e do një popull, i vë në sprovë: atij që është i kënaqur, i takon kënaqësia, e, atij që hidhërohet, i takon hidhërimi.

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Vërtet madhësia e shpërblimit është në varësi të madhësisë së sprovës. Kur Allahu i Lartësuar e do një popull, i vë në sprovë; atij që është i kënaqur, i takon kënaqësia, ndërsa atij që hidhërohet, i takon hidhërimi."

[Ky hadith është sahih] [E shënon Ibn Maxhe - E shënon Tirmidhiu]

الشرح

Profeti ﷺ po na tregon në këtë hadith se besimtarin mund ta godasë ndonjë sprovë në veten e tij, në pasurinë e tij e në gjëra të tjera dhe se Allahu do ta shpërblejë për ato sprova nëse është i durueshëm. Kështu, sa më e madhe të jetë sprova dhe sa më i madh të jetë rreziku i saj, aq më i madh do të jetë shpërblimi i saj tek Allahu. Më pas Profeti ﷺ sqaroi se sprovat janë shenja se Allahu e do besimtarin dhe se caktimi e paracaktimi i Allahut në mënyrë të pashmangshme do të realizohet. Andaj, atë që është i durueshëm dhe i kënaqur, Allahu do ta shpërblejë për këtë, duke qenë i kënaqur ndaj tij, e mjafton ky si shpërblim, sikundërqë, atë që zemërohet dhe e urren caktimin dhe paracaktimin e Allahut, Ai do të zemërohet me të, e mjafton ky si ndëshkim.

فوائد الحديث

Vërtet sprovat janë shlyese të mëkateve, për sa kohë që, si pasojë e tyre, nuk vjen braktisja e ndonjë obligimi, si: braktisja e durimit ose veprimi i ndonjë harami, si: shqyerja e rrobave dhe goditja e fytyrës.

Pohimi i cilësisë së dashurisë për Allahun, ashtu siç i përshtatet madhërisë së Tij.

Sprova që e godet besimtarin është prej shenjave të besimit.

Pohimi i cilësisë së kënaqjes dhe zemërimit për Allahun, ashtu siç i përshtatet madhërisë së Tij.

Pëlqyeshmëria që të kënaqemi me caktimin dhe paracaktimin e Allahut.

Është haram zemërimi nga caktimi dhe përcaktimi i Allahut.

Inkurajimi për të bërë durim gjatë sprovave.

Njeriu ndodh të urrejë një gjë, e ajo të jetë mirësi për të.

Pohimi se Allahu i Lartësuar ka urtësi në veprimet e Tij.

Shpërblimi është sipas llojit të veprës.

التصنيفات

Besimi në kadanë dhe kaderin