I Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për prishjen e magjisë (ar. nushrah), e në atë rast ka thënë: "Ajo është prej punës së shejtanit.

I Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për prishjen e magjisë (ar. nushrah), e në atë rast ka thënë: "Ajo është prej punës së shejtanit.

Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për prishjen e magjisë (ar. nushrah), e në atë rast ka thënë: "Ajo është prej punës së shejtanit.

[Ky hadith është sahih] [E shënon Ebu Davudi - E shënon Ahmedi]

الشرح

Profeti ﷺ është pyetur për trajtimin e atij të cilit i kanë bërë magji në mënyrën që përdorej në epokën paraislame, bie fjala, zgjidhjen e magjisë me magji, se cili është gjykimi për këtë dhe Profeti ﷺ u përgjigj se ajo është punë e shejtanit ose nëpërmjet tij, sepse kjo zgjidhje - prishje (e magjisë) bëhet me lloje magjike dhe përdorime shejtanore, gjë që janë veprime idhujtareske dhe të ndaluara. Sa i përket zgjidhjes - prishjes së lejuar (të magjisë), ajo është duke e deshifruar magjinë me anë të rukjes (leximit të Kuranit e lutjeve fetare) ose kërkimi i saj dhe deshifrimi i saj me dorë duke ia bashkëngjitur leximin e Kuranit ose përdorimin e ilaçeve të lejuara.

فوائد الحديث

Legjitimiteti i pyetjes së dijetarëve për atë vendim që nuk është i qartë, duke pasur kështu kujdes nga rënia në ndonjë gjë të ndaluar.

Ndalimi i prishjes së magjisë në formën e përdorur në periudhën paraislame, sepse kjo mënyrë është magji dhe magjia është kufër (mosbesim).

Çdo punë e shejtanit është e ndaluar.

التصنيفات

Çështje të xhahilijetit (periudhës paraislame), Shirku