إعدادات العرض
Gjynahet më të mëdha janë: shirku ndaj Allahut, siguria nga të papriturat e Allahut dhe humbja e shpresës në mëshirën e Allahut
Gjynahet më të mëdha janë: shirku ndaj Allahut, siguria nga të papriturat e Allahut dhe humbja e shpresës në mëshirën e Allahut
Abdullah ibn Mesudit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Gjynahet më të mëdha janë: shirku ndaj Allahut, siguria nga kurthet (të papriturat) e Allahut dhe humbja e shpresës në mëshirën e Allahut."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া සිංහල தமிழ்الشرح
I Dërguari i Allahut ﷺ ka përmendur në këtë hadith gjynahet që konsiderohen më të mëdhatë, e ato janë: t'i bëhet Allahut ortak (shirk) në zotërimin ose adhurimin e Tij. Me këtë e filloi, sepse është mëkati më i madh. Pastaj këputja e shpresës nga Allahu, sepse ky është mendim i keq për Allahun dhe mosnjohje e mëshirës së Tij të gjerë, si dhe siguria nga afatizimi që ia bën robit, duke i dhënë begati, derisa ai ta dënojë duke qenë i shkujdesur. Ky hadith nuk ka për qëllim t'i kufizojë mëkatet e mëdha në ato që u përmendën, sepse mëkatet e mëdha janë të shumta, por të shpjegohen se cilat janë mëkatet më të mëdha.فوائد الحديث
Gjynahet ndahen në gjynahe të mëdha dhe të vogla.
Shirku është mëkati më i tmerrshëm dhe më i madh.
Është e ndaluar të sigurohemi nga të papriturat e Allahut të Lartësuar dhe ta humbim shpresën nga mëshira e Tij, meqë këto janë ndër mëkatet më të mëdha.
Është e lejuar të cilësohet Allahu i Lartësuar me cilësinë e kurthvënies (ar. el mekr), kundrejt kurthaxhinjve. Kjo është një cilësi e përkryer. Ndërkaq, i përçmuar është ai lloj kurthvënieje ndaj atij që nuk e meriton një gjë të tillë.
Është obligim që robi të jetë ndërmjet frikës dhe shpresës, kur të ketë frikë, të mos i humbë shpresat, sikundërqë kur të shpresojë, të mos sigurohet.
Pohimi i cilësisë së mëshirës për Allahun e Lartësuar, ashtu siç i përshtatet madhërisë së Tij.
Është obligim të kemi mendim të mirë për Allahun e Lartmadhëruar.
التصنيفات
Teuhidi uluhije