“Disa njerëz erdhën nga Ukli, - ose ka thënë: nga Urejna, - në Medinë

“Disa njerëz erdhën nga Ukli, - ose ka thënë: nga Urejna, - në Medinë

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa njerëz erdhën nga Ukli, - ose ka thënë: nga Urejna, - në Medinë, por nuk iu përshtat klima, kështu që u sëmurën. Profeti ﷺ i urdhëroi të shkonin te devetë (e sadakasë) e të pinin urinën dhe qumështin e tyre. Ata shkuan dhe, pasi u shëruan, e vranë bariun e Profetit ﷺ, i morën kopenë me deve (dhe ia mbathën). Lajmi për ta erdhi gjatë paradites. Profeti ﷺ dërgoi dikë në kërkim të tyre dhe, në mesditë, i sollën para Profetit ﷺ. Ai urdhëroi t'ua prisnin duart dhe këmbët, t'ua damkosnin sytë, pastaj i hodhën në gurishtën (e Medinës). Kërkonin ujë, por nuk u jepej.” Ebu Kilabe thotë: “Këta vodhën, vranë, bënë kufër (mosbesim) pas imanit dhe e luftuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.”

[Sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Disa burra nga fiset Ukl dhe Urajne vajtën te Profeti ﷺ si muslimanë. Ata u goditën nga një sëmundje që u shkaktonte fryrje në bark, dhe nuk u pëlqente të qëndronin në Medinë, sepse ushqimi dhe ajri i saj nuk iu përshtateshin. Profeti ﷺ i urdhëroi të shkonin te devetë e sadakasë dhe të pinin nga urina dhe qumështi i tyre. Ata shkuan, dhe kur u shëruan, fituan peshë dhe iu kthye ngjyra e trupit, ata vranë bariun e Profetit ﷺ dhe i morën devetë. Lajmi i arriti Profetit ﷺ herët në mëngjes, dhe ai dërgoi njerëz për t’i ndjekur. Ata u kapën në mesditë dhe u sollën si të burgosur para Profetit ﷺ. Ai urdhëroi që t’u priteshin duart dhe këmbët dhe t’u nxirreshin sytë, sepse ata i kishin bërë të njëjtën gjë bariut. Pastaj u hodhën në gurishten (e Medinës), ku kërkuan ujë por nuk u dha dhe më në fund vdiqën. Ebu Kilabe thotë: “Këta vodhën, vranë, bënë kufër (mosbesim) pas imanit dhe e luftuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.”

فوائد الحديث

Pastërtia e urinës së kafshëve, mishi i të cilave lejohet të hahet.

Lejueshmëria e përdorimit të qumështit dhe urinës së devesë për trajtim mjekësor dhe shërim.

Prej këtij hadithi përfitojmë se ndëshkimi me hakmarrje duhet të jetë i barabartë me dëmin e kryer, ndërsa ndalesa për masakër bartet në rastin kur nuk bëhet në mënyrë të ndërjellë dhe të barabartë.

Vrasja e një grupi njerëzish për vrasjen e një personi të vetëm, qoftë kur e kanë vrarë me tradhti apo me grabitje të armatosur.

التصنيفات

Mjekësia profetike, Ndëshkimi për kusari, Ndëshkimi për dalje nga feja