إعدادات العرض
“Asnjëri prej jush të mos thotë: “O Allah, më fal, po deshe!”, “Më mëshiro, po deshe!”, ose: “Më furnizo, po deshe!”, por le të jetë i vendosur në lutjen e tij, sepse Ai vepron ç'të dojë dhe nuk ka kush e detyron Atë.”
“Asnjëri prej jush të mos thotë: “O Allah, më fal, po deshe!”, “Më mëshiro, po deshe!”, ose: “Më furnizo, po deshe!”, por le të jetë i vendosur në lutjen e tij, sepse Ai vepron ç'të dojë dhe nuk ka kush e detyron Atë.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Asnjëri prej jush të mos thotë: “O Allah, më fal, po deshe!”, “Më mëshiro, po deshe!”, ose: “Më furnizo, po deshe!”, por le të jetë i vendosur në lutjen e tij, sepse Ai vepron ç'të dojë dhe nuk ka kush e detyron Atë.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî Português සිංහල Kiswahili অসমীয়া Tiếng Việt ગુજરાતી Nederlands മലയാളം Română Magyar ქართული Moore ไทย Македонски తెలుగు मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Malagasy Українська ភាសាខ្មែរ ಕನ್ನಡ پښتو Svenska Wolof नेपालीالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith e ndaloi që lutja të kushtëzohet me diçka, edhe nëse ndërlidhet me dëshirën e Allahut, sepse është e ditur me siguri se Ai nuk fal veçse me dëshirën e Tij. Nuk ka kuptim që njeriu ta kushtëzojë lutjen e tij me dëshirën e vullnetin e Allahut, sepse ky kushtëzim vlen vetëm për dikë që mund të detyrohet të bëjë diçka kundër vullnetit të tij, gjë nga e cila Allahu është i lartësuar pafundësisht. Profeti ﷺ e sqaroi këtë në fund të hadithit, duke thënë se askush nuk mund ta detyrojë Allahun. Për më tepër, për Allahun nuk është e madhe çfarëdo që jep. Ai nuk është i paaftë për asgjë, as nuk ekziston diçka aq e madhe sa të thuhet: “Nëse Ti do.” Kushtëzimi i lutjes me dëshirën dhe vullnetin e Allahut përbën një lloj vetëmjaftueshmërie përballë faljes së Tij. Shprehja: “Nëse Ti do të ma japësh këtë apo atë, atëherë ma jep” përdoret vetëm kur i drejtohesh dikujt që ose nuk ke nevojë për të, ose është i paaftë të ta japë. Por, kur i drejtohesh Atij që është i Plotfuqishëm dhe prej të Cilit je i varur, atëherë duhet të jesh i vendosur në kërkesën tënde, të lutesh me përulësi, të kërkosh nevojat e tua dhe të mbështetesh tek Allahu, sepse Ai është i Pavaruri, i Përkryeri dhe i Gjithëfuqishmi mbi çdo gjë.فوائد الحديث
Është e ndaluar që lutja të kushtëzohet me dëshirën hyjnore.
Kjo nënkupton dëlirësimin dhe lartësimin e Allahut mbi çdo gjë që nuk i takon Atij dhe shfaqjen e mëshirës së Tij të gjerë, vetëmjaftueshmërisë së plotë, bujarisë dhe dhuntisë së Tij.
Pohimi i përsosmërisë së Allahut të Lartmadhëruar.
Duhet të kemi një dëshirë të madhe për atë që është tek Allahu dhe të kemi mendim të mirë për Të.
Disa njerëz, pa e kuptuar, e kushtëzojnë lutjen me dëshirën e Allahut, si p.sh. të thonë: “Allahu të shpërbleftë me të mira, nëse do Allahu” ose “Allahu e mëshiroftë, nëse do Allahu”. Kjo nuk është e lejuar për shkak të hadithit përkatës.
التصنيفات
Rregullat e duave