إعدادات العرض
“Besimtari vazhdon të jetë në kauza të fesë së tij, përderisa nuk ka derdhur gjak të ndaluar (të dikujt).”
“Besimtari vazhdon të jetë në kauza të fesë së tij, përderisa nuk ka derdhur gjak të ndaluar (të dikujt).”
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Besimtari vazhdon të jetë në kauza të fesë së tij, përderisa nuk ka derdhur gjak të ndaluar (të dikujt).”
الترجمة
العربية Tiếng Việt Indonesia Nederlands Kiswahili অসমীয়া English ગુજરાતી සිංහල Magyar ქართული Hausa Română ไทย Português मराठी ភាសាខ្មែរ دری አማርኛ বাংলা Kurdî Македонски Tagalog తెలుగు Українська ਪੰਜਾਬੀ മലയാളം Moore پښتو ಕನ್ನಡ Türkçe Bosanski فارسیالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se besimtari mbetet në gjerësinë dhe hapësirën e veprave të tij të mira, me shpresë për mëshirën e Allahut, derisa të vrasë dikë padrejtësisht. Atëherë veprat e tij ngushtohen, sepse ato nuk mund ta kompensojnë mëkatin dhe fajin e rëndë të vrasjes.فوائد الحديث
Kjo tregon peshën e rëndë të vrasjes së padrejtë dhe të vrasjes me paramendim, pasi ajo e nxjerr besimtarin nga gjerësia e fesë, në ngushtim.
Ekzistojnë katër kategori gjaku të ndaluar për t’u derdhur: 1. Gjaku i muslimanit, i cili është më i paprekshmi. 2. Gjaku i dhimiut, që i referohet hebrenjve dhe të krishterëve, që jetojnë në një shtet islam, duke mbetur në fenë e tyre, duke paguar xhizjen (taksën e mbrojtjes) dhe duke iu përmbajtur ligjeve islame. 3. Gjaku i muahidit, që i referohet jomuslimanëve në vendet e tyre, me të cilët kemi marrëveshje paqeje; ata nuk na luftojnë dhe ne nuk i luftojmë ata. 4. Gjaku i musteminit, që i referohet një jomuslimani luftëtar, që nuk ka marrëveshje apo besëlidhje me ne, por të cilit i është dhënë mbrojtje për një periudhë të caktuar, duke iu lejuar hyrja në tokat muslimane me lejen e sundimtarit ose të përfaqësuesit të autorizuar prej tij.
التصنيفات
Krimet