إعدادات العرض
“Islami është ngritur mbi pesë shtylla
“Islami është ngritur mbi pesë shtylla
Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibën Umer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e Ramazanit.”
[Sahih] [رواه البخاري ومسلم]
الترجمة
العربية Español አማርኛ English اردو Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Français Türkçe Русский Bosanski සිංහල हिन्दी 中文 فارسی Tiếng Việt Tagalog Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو অসমীয়া Svenska Nederlands ગુજરાતી Кыргызча नेपाली Yorùbá Lietuvių دری Српски Soomaali тоҷикӣ Kinyarwanda Română Magyar Čeština Moore Malagasy Fulfulde Oromoo ಕನ್ನಡ Wolof Azərbaycan O‘zbek Українська ქართული Македонски ភាសាខ្មែរ Bambara ਪੰਜਾਬੀ मराठी Kirundi Kurmancî Bahasa Melayu Yaoالشرح
Në këtë hadith, Profeti ﷺ e krahasoi Islamin me një ndërtesë të fortë, e cila i ka pesë shtyllat që e bartin atë, si dhe pjesa tjetër e karakteristikave të Islamit janë si plotësim i kësaj ndërtese. E para nga këto shtylla janë dy dëshmitë: dëshmia se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij. Këto dyja konsiderohen një shtyllë: janë të pandashme nga njëra-tjetra. Robi i shqipton, duke e pranuar të qenët e Allahut Një dhe se Ai është meritor të adhurohet, e askush pos Tij nuk e meriton këtë gjë, si dhe duke vepruar sipas kërkesave të tyre, duke besuar në mesazhin e Muhamedit ﷺ dhe duke e ndjekur atë. Shtylla e dytë: falja e namazit. Janë pesë namaze farz (të detyrueshme) gjatë ditës e natës: sabahu, dreka, ikindia, akshami dhe jacia, të cilat duhet të falen sipas kushteve, shtyllave dhe obligimeve të tyre. Shtylla e tretë: dhënia e zekatit të detyrueshëm. Ai është një adhurim i detyrueshëm financiar për çdo pasuri që arrin një shumë të caktuar sipas ligjit islam, e cila u jepet atyre që e meritojnë. Shtylla e katërt: haxhillëku. Ai nënkupton shkuarjen në Mekë për t'i kryer ritualet e haxhillëkut, si shenjë adhurimi ndaj Allahut të Lartësuar. Shtylla e pestë: agjërimi i Ramazanit. Ai nënkupton largimin nga ngrënia, pija dhe gjërat e tjera që prishin agjërimin, me qëllim të adhurimit ndaj Allahut, nga agimi deri në perëndim të Diellit.فوائد الحديث
Dy dëshmitë janë të pandashme nga njëra-tjetra, kështu që nuk saktësohet njëra pa tjetrën, prandaj i llogariti si një shtyllë e vetme.
Dy dëshmitë janë themeli i fesë dhe asnjë fjalë e vepër nuk është e pranueshme pa ato.
