إعدادات العرض
“Sikur të mbështeteshit në Allahun denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë.”
“Sikur të mbështeteshit në Allahun denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë.”
Umer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Sikur të mbështeteshit në Allahun denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë.”
الترجمة
العربية Español አማርኛ English اردو Indonesia বাংলা Français Türkçe Русский Bosanski සිංහල हिन्दी 中文 فارسی Tiếng Việt Tagalog Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ ไทย Deutsch پښتو অসমীয়া Nederlands ગુજરાતી Кыргызча नेपाली Lietuvių دری Српски тоҷикӣ Kinyarwanda Magyar Čeština Moore Malagasy Oromoo ಕನ್ನಡ Wolof Azərbaycan O‘zbek Українська ქართული Македонски ភាសាខ្មែរ Bambara ਪੰਜਾਬੀ मराठी Kirundi Kurmancî Bahasa Melayuالشرح
Profeti ﷺ na inkurajon që të mbështetemi tek Allahu i Lartmadhëruar për sjelljen e gjërave të dobishme dhe për të larguar gjërat e dëmshme, në çështjet e kësaj bote dhe në ato të fesë. Kjo, se nuk jep, as privon, as sjell dëm e as dobi askush përveç Allahut të Lartësuar. Gjithashtu na nxit t'i veprojmë shkaqet që i sjellin gjërat e dobishme dhe i largojnë gjërat e dëmshme, duke u mbështetur sinqerisht në Allahun. Kur e bëjmë këtë, Allahu na furnizon ashtu siç i furnizon zogjtë, të cilët dalin në mëngjes të uritur e pastaj kthehen në mbrëmje me barkun plot. Ky veprim i zogjve është një lloj shkaku për të bërë përpjekje për të kërkuar ushqim, e jo për të qenë pasivë e përtacë.فوائد الحديث
Vlera e mbështetjes (në Allahun) dhe se ajo është ndër faktorët më madhështorë për përfitimin e rizkut.
Mbështetja (në Allahun) nuk bie në kundërshtim me marrjen e masave, sepse Profeti ﷺ njoftoi se mbështetja e vërtetë nuk kundërshtohet nëse dilet në mëngjes e në mbrëmje në kërkim të rizkut.
Feja u kushtoi rëndësi veprave të zemrës, për faktin se mbështetja (në Allahun) është vepër e zemrës.
Lidhja vetëm pas shkaqeve është mangësi në fe, ndërsa mosmarrja e shkaqeve është mangësi në mendje.
