إعدادات العرض
Ai të cilin tijera (ndjenja e fatkeqësisë nga shenjat ogurzeza) e pengon nga kryerja e asaj që ka vendosur, ka bërë shirk. Të pranishmit i thanë: "Cili është shpagimi për këtë?" Tha: "Të thuash: "O Allah, nuk ka mirësi, pos mirësisë Sate! Çdo zog është Yti dhe nuk ka të adhuruar…
Ai të cilin tijera (ndjenja e fatkeqësisë nga shenjat ogurzeza) e pengon nga kryerja e asaj që ka vendosur, ka bërë shirk. Të pranishmit i thanë: "Cili është shpagimi për këtë?" Tha: "Të thuash: "O Allah, nuk ka mirësi, pos mirësisë Sate! Çdo zog është Yti dhe nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje."
Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Ai të cilin tijera (ndjenja e fatkeqësisë nga shenjat ogurzeza) e pengon nga kryerja e asaj që ka vendosur, ka bërë shirk. Të pranishmit i thanë: "Cili është shpagimi për këtë?" Tha: "Të thuash: "O Allah, nuk ka mirësi, pos mirësisë Sate! Çdo zog është Yti (nuk sjell as mirësi e as pengon dëm) dhe nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje."
[Ky hadith është sahih] [E shënon Ahmedi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া සිංහලالشرح
Profeti ﷺ po na tregon në këtë hadith se atë që pesimizimi e pengon për të vazhduar tutje në atë gjë që është i vendosur, veçse ka bërë një prej llojeve të shirkut. E, kur e pyetën sahabët për shpagimin e këtij mëkati të madh (se si bëhet), ai i përudhi drejt këtyre shprehjeve fisnike që kanë ardhur në këtë hadith, që ngërthejnë në vete dorëzimin e tërë çështjes tek Allahu i Lartësuar dhe mohimin që dikush përveç Tij të ketë forcë.فوائد الحديث
Pohimi i rënies në shirk të atij personi që pesimizimi e ka penguar nga nevoja që kishte.
Pranimi i pendimit të idhujtarit.
Përudhja se çfarë të thotë ai që ka në tijera (në pesimizëm e ogur të zi).
E mira dhe e keqja janë të përcaktuara nga Allahu i Lartësuar.
التصنيفات
Shirku