إعدادات العرض
Asnjë musliman nuk i lutet Allahut me një lutje që nuk përfshin mëkat apo këputje të lidhjeve farefisnore, veçse Allahu do t’i japë një nga këto tre: ose do t’ia pranojë lutjen shpejt, ose do ta ruajë për të në botën tjetër, ose do t’i largojë prej tij një të keqe të…
Asnjë musliman nuk i lutet Allahut me një lutje që nuk përfshin mëkat apo këputje të lidhjeve farefisnore, veçse Allahu do t’i japë një nga këto tre: ose do t’ia pranojë lutjen shpejt, ose do ta ruajë për të në botën tjetër, ose do t’i largojë prej tij një të keqe të barabartë me të." Të pranishmit thanë: "Atëherë do të lutemi më shumë!" Profeti ﷺ tha: “Allahu është edhe më shumë (i gatshëm për t’ju dhënë)
Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Asnjë musliman nuk i lutet Allahut me një lutje që nuk përfshin mëkat apo këputje të lidhjeve farefisnore, veçse Allahu do t’i japë një nga këto tre: ose do t’ia pranojë lutjen shpejt, ose do ta ruajë për të në botën tjetër, ose do t’i largojë prej tij një të keqe të barabartë me të." Të pranishmit thanë: "Atëherë do të lutemi më shumë!" Profeti ﷺ tha: “Allahu është edhe më shumë (i gatshëm për t’ju dhënë)."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी සිංහල Hausa Kurdî Português Kiswahili অসমীয়া Tiếng Việt ગુજરાતી Nederlands മലയാളം Română Magyar ქართული Moore ಕನ್ನಡ Svenska Македонски ไทย తెలుగు Українська मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Malagasy ភាសាខ្មែរ پښتو Wolof नेपाली Српскиالشرح
Profeti ﷺ ka njoftuar se kur një musliman i lutet Allahut dhe kërkon diçka që nuk është mëkat, si fjala vjen kërkesa për të lehtësuar ndonjë mëkat apo padrejtësi, dhe as nuk kërkon këputje të lidhjeve farefisnore, si fjala vjen të lutet kundër fëmijëve apo të afërmve të tij, atëherë Allahu, përmes asaj lutjeje, do t’i japë njërën nga tri gjërat: ose do t’ia përmbushë menjëherë dhe do t’ia japë atë që ka kërkuar, ose Allahu i Lartësuar do ta vonojë atë si shpërblim për Ditën e Gjykimit, duke e ngritur në shkallë, apo duke e përfshirë në mëshirë dhe falje të mëkateve, ose do ta mbrojë nga ndonjë e keqe në jetën e kësaj bote, në përpjesëtim me lutjen e bërë. Atëherë sahabët i thanë Profetit ﷺ: "Atëherë duhet të lutemi edhe më shumë, për të fituar njërën nga këto mirësi!" Profeti ﷺ u përgjigj: Ajo që gjendet tek Allahu është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se çdo gjë që mund të kërkoni, sepse begatia e Tij është e pafund dhe nuk ka mbarim.فوائد الحديث
Lutja e muslimanit pranohet dhe nuk refuzohet, me kusht që të plotësohen kushtet dhe etika e saj. Prandaj, njeriu duhet të angazhohet me përkushtim në lutje, pa u ngutur për përgjigje.
Përgjigja ndaj lutjes nuk kufizohet vetëm në përmbushjen e kërkesës; ajo mund të sjellë edhe fshirjen e mëkateve përmes lutjes, ose të ruhet për të në botën tjetër.
Ibën Bazi ka thënë: "Këmbëngulja në lutje, mendimi i mirë për Allahun dhe moshumbja e shpresës, janë ndër shkaqet më të mëdha për pranimin e lutjeve. Njeriu duhet t’i lutet Allahut vazhdimisht, të ketë mendim të mirë për Të dhe të jetë i vetëdijshëm se Ai është i Urti dhe i Gjithëdijshmi. Allahu mund ta përshpejtojë përgjigjen për një urtësi, ta vonojë për një urtësi tjetër, ose t’i japë lutësit diçka më të mirë se ajo që ka kërkuar."
التصنيفات
Rregullat e duave