“Kur dikujt nga ju iu hapet goja, le ta mbyllë me dorë, sepse futet shejtani.”

“Kur dikujt nga ju iu hapet goja, le ta mbyllë me dorë, sepse futet shejtani.”

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur dikujt nga ju iu hapet goja, le ta mbyllë me dorë, sepse futet shejtani.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ ka urdhëruar që kushdo që hap gojën nga përtacia, ngopja apo arsye të ngjashme, të vendosë dorën mbi gojë, për ta mbyllur atë. Kjo duhet sepse shejtani hyn nëse goja lihet hapur, ndërsa vendosja e dorës e pengon atë të hyjë.

فوائد الحديث

Nëse një person ndien nevojën për ta hapur gojën, atëherë duhet ta përmbajë atë sa më shumë që të mundet, duke e mbajtur gojën të mbyllur. Nëse nuk është në gjendje ta mbajë gojën të mbyllur, atëherë duhet ta mbulojë atë me dorën e tij.

Stolisja me etikën islame në të gjitha situatat, sepse ato janë përkufizimi i përsosmërisë dhe moralit.

Kujdes ndaj të gjitha pikave të hyrjes së shejtanit te njeriu.

التصنيفات

Rregullat që kanë të bëjnë me teshtitjen dhe hapjen e gojës