إعدادات العرض
Çdo bir i Ademit është mëkatar, e mëkatarët më të mirë janë ata që pendohen shpesh
Çdo bir i Ademit është mëkatar, e mëkatarët më të mirë janë ata që pendohen shpesh
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Çdo bir i Ademit është mëkatar, e mëkatarët më të mirë janë ata që pendohen shpesh!"
[Hadith hasen] [E shënon Ibn Maxhe - E shënon Tirmidhiu - E shënon Ahmedi - E shënon Darimiu]
الشرح
Nuk shpëton ndonjë njeri nga mëkati, për shkak se u krijua me këtë dobësi dhe për shkak të mosnënshtrimit ndaj Zotit tij për kryerjen e asaj për të cilën e ka obliguar dhe braktisjen e asaj që e ka ndaluar, por Allahu i Lartësuar ua hapi derën e pendimit robërve të Tij dhe i lajmëroi se mëkatarët më të mirë janë ata që shpesh pendohen.فوائد الحديث
I biri i Ademit (njeriu) është i atillë se mund të bëjë gabime dhe të bjerë në mëkat. Por, është obligim për besimtarin që, kur të bëjë ndonjë mëkat, të shpejtojë të pendohet.
التصنيفات
Pendimi