Thuaj: Allahummekfini bihalalike an haramike, ue agnini bifadlike ammen siuake. (O Allah, më mjafto me atë që Ti e ke bërë hallall, që të mos kem nevojë për atë që Ti e ke bërë haram, dhe me mirësinë Tënde më bëj të mos kem nevojë për askënd tjetër veç Teje.)

Thuaj: Allahummekfini bihalalike an haramike, ue agnini bifadlike ammen siuake. (O Allah, më mjafto me atë që Ti e ke bërë hallall, që të mos kem nevojë për atë që Ti e ke bërë haram, dhe me mirësinë Tënde më bëj të mos kem nevojë për askënd tjetër veç Teje.)

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetoi se një mukateb (robi që ka lidhur marrëveshje me zotërinë e tij për ta blerë lirinë e vet) erdhi tek ai dhe i tha: "Nuk kam mundur ta përmbush marrëveshjen time të mukatebes, prandaj më ndihmo." Ai tha: "A të mos t'i mësoj fjalët që m'i mësoi i Dërguari i Allahut ﷺ? Edhe sikur të kishe një borxh sa mali i Sirit, Allahu do ta shlyente atë për ty." Ai tha: "Thuaj: Allahummekfini bihalalike an haramike, ue agnini bifadlike ammen siuake. (O Allah, më mjafto me atë që Ti e ke bërë hallall, që të mos kem nevojë për atë që Ti e ke bërë haram, dhe me mirësinë Tënde më bëj të mos kem nevojë për askënd tjetër veç Teje.)"

[Hasen] [Transmeton Tirmidhiu]

الشرح

Një burrë, i cili ishte rob, vajti te prijësi i besimtarëve, Ali ibn Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ai kishte lidhur marrëveshje me zotërinë e tij për ta blerë lirinë e vet, por nuk kishte pasur mundësi ta siguronte shumën e nevojshme për ta përmbushur atë. Ai tha: "Nuk kam mundur ta shlyej atë që kam detyrim, prandaj më ndihmo ta përmbush atë, qoftë me pasuri ose me mësim e udhëzim." Prijësi i besimtarëve i tha: "A të mos t'i mësoj fjalët që m'i mësoi i Dërguari i Allahut ﷺ? Edhe sikur të kishe borxh sa një mal që quhet Sir, i cili i përkiste fisit Taj, Allahu do ta shlyente atë për ty dhe do të të çlironte nga poshtërimi i tij." Ai tha: Thuaj: "Allahummekfini bihalalike an haramike, ue agnini bifadlike ammen siuake. (O Allah, më mjafto me atë që Ti e ke bërë hallall, që të më largosh nga ajo që Ti e ke bërë haram, dhe me mirësinë e bujarinë Tënde më bëj të mos kem nevojë për askënd tjetër përveç Teje.)"

فوائد الحديث

Nxitja për t'u këshilluar dhe për të kërkuar mendimin e dijetarëve dhe njerëzve të devotshëm.

Dijetarët dhe thirrësit në fenë e Allahut e kanë detyrë t'i udhëzojnë njerëzit drejt zgjidhjeve që i ndihmojnë në përballimin e problemeve të tyre.

Nxitja për ta ndihmuar robin që ka lidhur marrëveshje (ar. mukateb) për ta fituar lirinë e tij.

Nxitja për ta mësuar këtë lutje dhe për t'iu drejtuar Allahut me të.

Furnizimi hallall, edhe nëse është i pakët, është më i mirë se pasuria haram, edhe nëse kjo është e shumtë.

Të mjaftohesh me Allahun dhe të mos kesh nevojë për krijesat.

Nxitja që kërkuesit t'i jepet një përgjigje e mirë, edhe kur nuk ke mundësi t'i japësh diçka.

التصنيفات

Duatë e transmetuara