“Më ka zbritur një ajet që është më i dashur për mua se gjithë dynjaja.”

“Më ka zbritur një ajet që është më i dashur për mua se gjithë dynjaja.”

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur zbritën ajetet: “Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë, për t'i falur ty Allahu gabimet..." e deri tek ajeti: "... e kjo tek Allahu është fitore e madhe.” (Fet'h, 1-5) Kjo ndodhi gjatë kthimit nga Hudejbija, ndërkohë na kishte kapluar mërzia e dëshpërimi. Ndërkaq, pasi Profeti ﷺ e theri kurbanin në Hudejbije, na tha: “Më ka zbritur një ajet që është më i dashur për mua se gjithë dynjaja.”

[Sahih] [Transmeton Muslimi]

الشرح

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregoi se, kur të Dërguarit të Allahut ﷺ, duke u kthyer nga Hudejbija, iu shpallën ajetet: “Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë, për t'i falur ty Allahu gabimet e mëparshme dhe të ardhshme, për ta plotësuar dhuntinë e Vet ndaj teje dhe për të të udhëzuar ty në rrugën e drejtë, dhe që Allahu të të ndihmojë me ndihmë të madhe. Ai është që sjell qetësi në zemrat e besimtarëve për t'ua shtuar besimin, krahas besimit që kanë, e, të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm, për t'i çuar besimtarët dhe besimtaret në kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë, ku do të qëndrojnë përherë, dhe që t'ju falë mëkatet e tyre; e kjo tek Allahu është fitore e madhe.” (El Fet'h, 1-5) Shokët e tij ishin pushtuar nga trishtimi dhe dëshpërimi, sepse ishin penguar ta kryenin Umren, për shkak të kushteve të marrëveshjes, të cilat ata mendonin se nuk ishin në dobi të muslimanëve, dhe i kishin therur kurbanët e tyre në Hudejbije. Profeti ﷺ tha: “Më ka zbritur një ajet që është më i dashur për mua se gjithë dynjaja.” E pastaj e lexoi.

فوائد الحديث

Ky hadith tregon madhështinë e mirësisë së Allahut ndaj Profetit të Tij, Muhamedit ﷺ, përmes fitores së madhe të arritur me marrëveshjen e Hudejbijes, siç i tha: “Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë...", në këto dy ajete.

Gjithashtu tregon mirësinë që Allahu i Lartësuar ua dha sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), kur iu nënshtruan urdhrit të Tij dhe iu bindën, pasi Allahu zbriti për ta fjalën e Tij: "... për t'i çuar besimtarët dhe besimtaret në kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë...” deri në fund të ajetit.

Sqaron mirësinë e Allahut ndaj Profetit të Tij dhe besimtarëve, duke u premtuar atyre çlirimin dhe fitoren.

التصنيفات

Tefsiri i Kuranit, Vlera e Kuranit