إعدادات العرض
“Çfarë kam unë me këtë botë? Shembulli im në këtë botë është si shembulli i një udhëtari që pushon nën hijen e një peme, pastaj largohet dhe e lë atë.”
“Çfarë kam unë me këtë botë? Shembulli im në këtë botë është si shembulli i një udhëtari që pushon nën hijen e një peme, pastaj largohet dhe e lë atë.”
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka transmetuar: "I Dërguari i Allahut ﷺ po flinte mbi një hasër prej kashte. Kur u ngrit, hasra kishte lënë gjurmë në anën e trupit të tij. Ne i thamë: O i Dërguari i Allahut, sikur të të siguronim një dyshek." Ai tha: “Çfarë kam unë me këtë botë? Shembulli im në këtë botë është si shembulli i një udhëtari që pushon nën hijen e një peme, pastaj largohet dhe e lë atë.”
الترجمة
العربية Tiếng Việt Indonesia Nederlands Kiswahili অসমীয়া English ગુજરાતી සිංහල Magyar ქართული Hausa Română ไทย Português मराठी ភាសាខ្មែរ دری አማርኛ বাংলা Kurdî Македонски Tagalog తెలుగు Українська ਪੰਜਾਬੀ മലയാളം Moore پښتو ಕನ್ನಡ Türkçe Bosanski မြန်မာ فارسیالشرح
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përmendi se Profeti ﷺ fjeti mbi një hasër të vogël të thurur prej bimësh. Kur u ngrit, hasra kishte lënë gjurmë në lëkurë në anë të tij. Andaj thamë: "O i Dërguari i Allahut, sikur të të bënim një dyshek të butë, do të ishte më i mirë se të shtriheshe mbi këtë hasër të ashpër. Atëherë, Profeti ﷺ tha: "Unë nuk kam dashuri dhe as lidhje me këtë botë që ta dëshiroj atë. Shembulli im në këtë botë është si ai i një udhëtari që kërkoi hije nën një pemë, pastaj u largua dhe e la pas."فوائد الحديث
Ky hadith tregon asketizmin e Profetit ﷺ në këtë botë dhe largimin e tij prej saj.
Hadithi nuk nënkupton braktisjen e asaj që është e nevojshme nga kjo botë, por ndalimin e të qenit i shpërqendruar nga kjo botë në dëm të Ahiretit. Udhëtari kërkoi hije nën pemë dhe përfitoi prej saj gjatë udhëtimit të tij, por nuk u lidh me të.
Nxjerrjen e mësimeve nga gjendja e Profetit ﷺ, sepse ai është shembulli më i mirë për t’u ndjekur. Kush ndjek gjurmët e tij, do të udhëzohet dhe do të ketë sukses si në këtë botë ashtu edhe në në botën tjetër.
Interesimi i madh i sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), për të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe dashuria e tyre ndaj tij.
Ligjshmëria e përdorimit të shembujve në thirrje dhe mësimdhënie.
