إعدادات العرض
“Ai që betohet rrejshëm në Allahun, në mënyrë që ta përvetësojë pasurinë e një muslimani, do ta takojë Allahun të hidhëruar me të
“Ai që betohet rrejshëm në Allahun, në mënyrë që ta përvetësojë pasurinë e një muslimani, do ta takojë Allahun të hidhëruar me të
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që betohet rrejshëm në Allahun, në mënyrë që ta përvetësojë pasurinë e një muslimani, do ta takojë Allahun të hidhëruar me të.” Eshath ibn Kajsi ka thënë: “Ajeti (që përmendet në fund të ngjarjes) ka zbritur për mua. Kam pasur një tokë në ortakëri me një hebre, por ai mohonte ortakërinë time. Andaj, e paraqita tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili më tha: “Vallë, a ke dëshmi, që vërteton ortakërinë tënde me të?” - Jo, - i thashë. - “Betohu se ti ke të drejtë!” - iu drejtua hebreut. - O i Dërguari i Allahut, por, ai do të betohet, e do të ma marrë pasurinë! - i thashë. Atëherë Allahu i Lartësuar e zbriti ajetin: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël...”, deri në fund të ajetit. (Ali Imran, 77)
الترجمة
العربية Bosanski English Español فارسی Indonesia Türkçe اردو 中文 हिन्दी Português മലയാളം Kurdî Tiếng Việt Nederlands Kiswahili অসমীয়া ગુજરાતી සිංහල Magyar ქართული Hausa Română ไทย मराठी ភាសាខ្មែរ دری አማርኛ বাংলা తెలుగు Македонски Tagalog Українська ਪੰਜਾਬੀ Moore ಕನ್ನಡ پښتو မြန်မာ Српскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër betimit në Allahun, ku ai që betohet e di se është gënjeshtar në betimin e tij, me qëllim që të përvetësojë padrejtësisht pasurinë e dikujt tjetër. Një njeri i tillë do ta takojë Allahun ndërsa Ai është i hidhëruar me të. Eshath ibn Kajsi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetoi se Profeti ﷺ e tha këtë kur pati një mosmarrëveshje ndërmjet tij (Eshathit) dhe një hebreu, lidhur me pronësinë e një copë toke. Ata të dy e paraqitën çështjen e tyre te Profeti ﷺ, i cili më pas i tha Eshathit: "Ti duhet të sjellësh prova për ta mbështetur pretendimin tënd. Nëse nuk je në gjendje ta bësh këtë, atëherë mbetet vetëm betimi i kundërshtarit tënd, atij ndaj të cilit është ngritur pretendimi." Eshathi tha: "O i Dërguari i Allahut, atëherë hebreu do të betohet pa hezitim dhe do të ma marrë pasurinë." Atëherë Allahu i Lartësuar e shpalli këtë si vërtetim në Kuran, duke thënë:فوائد الحديث
Ndalimi i përvetësimit të pasurisë së njerëzve padrejtësisht dhe konsiderimit të saj si të lejuar.
Ndalimi i rreptë i cenimit të të drejtave të muslimanëve, qofshin ato të vogla apo të mëdha.
Prova i takon paditësit, ndërsa betimi i takon të paditurit, nëse e mohon pretendimin.
Dy dëshmitarë e vërtetojnë të drejtën. Nëse paditësi nuk ka prova, atëherë i padituri duhet të betohet.
Ndalimi i betimit el gamus (ar.), që është betimi i rremë i bërë për të përvetësuar të drejtën e dikujt tjetër. Ai është një nga gjynahet e mëdha, i cili e ekspozon vepruesin e tij ndaj zemërimit të Allahut të Lartësuar dhe dënimit të Tij.
Këshillimi i palëve në gjykim nga ana e sundimtarit, veçanërisht kur është në prag të bëhet betimi.
