“Betimi (në tregti) mundëson shitjen e produktit, por e zhduk bereqetin.”

“Betimi (në tregti) mundëson shitjen e produktit, por e zhduk bereqetin.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Betimi (në tregti) mundëson shitjen e produktit, por e zhduk bereqetin.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith ka paralajmëruar kundër betimit dhe përsëritjes së tij të shpeshtë, edhe nëse njeriu është i sinqertë gjatë shitblerjes. Ai ka treguar se një gjë e tillë mund të ndihmojë në shitjen e mallit dhe në promovimin e tij, por në të vërtetë e pakëson dhe ia zhduk bereqetin fitimit. Allahu i Lartësuar mund ta shkatërrojë këtë pasuri në forma të ndryshme: përmes vjedhjes, zjarrit, fundosjes, konfiskimit, plaçkitjes ose në çfarëdo mënyre tjetër që e çon në humbjen e pasurisë së njeriut.

فوائد الحديث

Madhështia e betimit në emër të Allahut dhe se ai duhet bërë vetëm kur është i domosdoshëm.

Fitimi i ndaluar, edhe nëse është i madh në sasi, është i privuar nga begatia dhe i zbrazët nga e mira.

El Kariu ka thënë: "Humbja e begatisë në pasurinë e fituar mund të ndodhë përmes shkatërrimit, që e godet atë pasuri, përmes shpenzimit në mënyra që nuk i sjellin asnjë dobi në këtë botë e as shpërblim në botën tjetër; ose mbetet me të, por ai privohet nga përfitimi i saj; ose e trashëgon dikush që nuk e vlerëson."

Neveviu ka thënë: "Prej dobive të këtij hadithi është ndalimi i betimit të shpeshtë në shitblerje, pasi betimi pa nevojë është i qortuar. Për më tepër, ai e promovon mallin, ndërsa blerësi mund të mashtrohet nga betimi."

Betimi i shpeshtë është mangësi në besim dhe mangësi në teuhid, sepse betimi i tepërt çon në dy gjëra: E para, në pakujdesi dhe moskokëçarje ndaj kësaj çështjeje. E dyta, në gënjeshtër, sepse ai që betohet shpesh rrezikon të bie në gënjeshtër. Prandaj, njeriu duhet ta minimizojë këtë dhe të përmbahet nga betimi i tepërt, e për këtë Allahu i Lartësuar thotë: "Por ruajini betimet tuaja!" (El Maide, 89)

التصنيفات

Rregullat e të folurit dhe të heshtjes