“Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, ajo vlen sa një e treta e Kuranit.”

“Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, ajo vlen sa një e treta e Kuranit.”

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë dëgjoi një person duke e përsëritur disa herë leximin e sures Ihlas (në namaz). Në mëngjes, vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tregoi, duke aluduar në shkurtësinë e saj. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, ajo vlen sa një e treta e Kuranit.”

[Sahih] [Transmeton Buhariu]

الشرح

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përmendi se një njeri dëgjoi një tjetër duke e lexuar suren Ihlas vazhdimisht gjatë gjithë natës, pa shtuar asgjë tjetër. Të nesërmen, ai shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ia përmendi këtë. Pyetësi, sikur e konsideronte se nuk ishte mjaftueshëm. Atëherë, Profeti ﷺ u betua për të konfirmuar: “Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, ajo vlen sa një e treta e Kuranit.”

فوائد الحديث

Vlera e sures Ihlas, dhe se ajo është e barabartë me një të tretën e Kuranit.

Lejohet të lexosh një numër të vogël ajetesh gjatë namazit të natës dhe t’i përsëritësh ato, pa i ulur vlerën.

Maziriu ka thënë: "Është thënë: Kurani përbëhet nga tri kategori: tregime, vendime fetare dhe cilësi të Allahut të Lartësuar. Kështu që surja Ihlas: "Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm", i përket vetëm cilësive të Allahut, duke e bërë atë një të tretën - një pjesë nga tri kategoritë. Gjithashtu është thënë: Kjo do të thotë se shpërblimi për leximin e saj shumëzohet dhe është i barabartë me shpërblimin e leximit të një të tretës së Kuranit, pa ndonjë shumëzim shtesë."

التصنيفات

Vlera e sureve dhe ajeteve