إعدادات العرض
“Disa njerëz ose le t'i japin fund lënies së xhumave, ose Allahu do t'ua vulosë zemrat, e pastaj do të jenë nga të shkujdesurit.”
“Disa njerëz ose le t'i japin fund lënies së xhumave, ose Allahu do t'ua vulosë zemrat, e pastaj do të jenë nga të shkujdesurit.”
Abdullah ibn Omeri dhe Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ, teksa ishte në shkallët e minberit, tha: “Disa njerëz ose le t'i japin fund lënies së xhumave, ose Allahu do t'ua vulosë zemrat, e pastaj do të jenë nga të shkujdesurit.”
الترجمة
العربية Tiếng Việt Indonesia Nederlands Kiswahili অসমীয়া English ગુજરાતી සිංහල Magyar ქართული Hausa Română ไทย Português मराठी ភាសាខ្មែរ دری አማርኛ বাংলা Kurdî Македонски Tagalog తెలుగు Українська ਪੰਜਾਬੀ മലയാളം Moore پښتو ಕನ್ನಡ Türkçe Bosanski فارسیالشرح
Profeti, ﷺ teksa ishte në minber, paralajmëroi kundër lënies së namazit të Xhumasë dhe mungesës në të pa arsye, nga neglizhenca dhe përtacia, përndryshe Allahu do t’ua vulosë zemrat, do t’i mbulojë ato dhe do të vendosë mbi to një pengesë që i ndalon nga ndjekja e së vërtetës. Pastaj ata do të bëhen prej të shkujdesurve ndaj shkaqeve të së mirës, me shpirtra që largohen nga adhurimet.فوائد الحديث
Paralajmërimi i rreptë kundër mosmarrjes pjesë në namazin e Xhumasë dhe se kjo bën pjesë në mëkatet e mëdha.
Neveviu ka thënë: "Kjo tregon se namazi i Xhumasë është detyrim individual (ar. farz ajn)."
Ligjshmëria e përdorimit të minberit për mbajtjen e hutbes.
Sindiu ka thënë: "Kuptimi është se njëra nga dy gjërat do të ndodhë patjetër: ose do të heqin dorë nga braktisja e namazit të Xhumasë, ose Allahu i Lartësuar do t’ua vulosë zemrat. Vazhdimi i braktisjes së namazit të Xhumasë bën që zemra të mbulohet nga ndryshku dhe shpirtrat ta humbin dëshirën për akte të adhurimit."
Predikuesi dhe këshilluesi duhet të përmbahet nga përmendja e emrave të atyre që dëshiron t’i këshillojë, sepse kjo mënyrë është më e përshtatshme për pranimin e këshillës dhe zbatimin e urdhrave.
التصنيفات
Virtue of Friday