“Atij muslimani që e godet ndonjë fatkeqësi dhe thotë atë që e ka urdhëruar Allahu: “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi." (El Bekare, 156) O Allah, më shpërble në fatkeqësinë time dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë!”

“Atij muslimani që e godet ndonjë fatkeqësi dhe thotë atë që e ka urdhëruar Allahu: “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi." (El Bekare, 156) O Allah, më shpërble në fatkeqësinë time dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë!”

Nëna e besimtarëve, Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Atij muslimani që e godet ndonjë fatkeqësi dhe thotë atë që e ka urdhëruar Allahu: “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi." (El Bekare, 156) O Allah, më shpërble në fatkeqësinë time dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë!”, Allahu ia zëvendëson me diçka më të mirë.” Ajo shton: “Kur vdiq Ebu Seleme, thashë: “Cili musliman është më i mirë se Ebu Seleme, familja e parë që bëri hixhret tek i Dërguari i Allahut ﷺ?!” Megjithatë, unë e thashë atë lutje, kështu që Allahu ma zëvendësoi me të Dërguarin e Tij ﷺ.”

[Sahih] [Transmeton Muslimi]

الشرح

Nëna e besimtarëve, Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregoi se e kishte dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "Nuk ka asnjë musliman që goditet nga një fatkeqësi e pastaj thotë atë që Allahu e ka udhëzuar të thotë: “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi." (El Bekare, 156) O Allah, më shpërble në fatkeqësinë time dhe ma jep shpërblimin për durimin, dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë! Allahu ia zëvendëson me diçka më të mirë.” Ajo tha: "Kur vdiq Ebu Seleme, thashë: "Kush nga muslimanët mund të jetë më i mirë se Ebu Seleme, familja e parë që emigroi te i Dërguari i Allahut ﷺ? Pastaj e thashë këtë lutje me ndihmën e Allahut, dhe Allahu ma zëvendësoi atë me të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili ishte më i mirë se Ebu Seleme."

فوائد الحديث

Urdhri për të bërë durim në kohë fatkeqësie dhe për të mos shfaqur pakënaqësi.

Drejtimi tek Allahu me lutje gjatë vështirësive, sepse vetëm Ai jep zëvendësim.

Besimtari medoemos duhet t'i përmbahet urdhrit të Profetit ﷺ, edhe nëse urtësia e atij urdhri nuk i është bërë e qartë.

E gjithë e mira qëndron në bindjen e besimtarit ndaj urdhrit të Profetit ﷺ.

التصنيفات

Pozita e familjes së Pejgamberit ﷺ, Veprat e zemrave