“Para Kiametit do të paraqiten një grup njerëzish axhami e mendjelehtë, flasin fjalët më të mira ndër njerëz, por dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku

“Para Kiametit do të paraqiten një grup njerëzish axhami e mendjelehtë, flasin fjalët më të mira ndër njerëz, por dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur ju tregoj diçka nga i Dërguari i Allahut ﷺ, për mua është më e dashur të bie nga qielli (në tokë) sesa të gënjej për të. Ndërkaq, kur bisedojmë mes vete, dijeni se lufta është dinakëri. E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Para Kiametit do të paraqiten një grup njerëzish axhami e mendjelehtë, flasin fjalët më të mira ndër njerëz, por dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku. Imani i tyre nuk arrin të kalojë përtej fytit të tyre. Kudo që t'i takoni (gjatë luftimit), vritini, sepse Ditën e Kiametit vrasësi shpërblehet për vrasjen e tyre.”

[Sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Prijësi i besimtarëve, Ali ibn Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: "Nëse më dëgjoni duke transmetuar nga Profeti ﷺ, unë nuk përdor shprehje figurative, aludime apo fjalë me kuptime të paqarta; përkundrazi, flas qartë. Nëse do të bija nga qielli, kjo do të ishte më e lehtë për mua sesa të transmetoja nga i Dërguari i Allahut ﷺ duke i atribuar atij gënjeshtra. Por, nëse flas për çështje mes meje dhe njerëzve, atëherë lufta është dinakëri dhe mund të përdor shprehje figurative, aludime ose fjalë me kuptim të dyfishtë. Vërtet, e kam dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "Në fund të kohës do të shfaqen djelmosha, të rinj në moshë dhe të dobët në mendje. Ata do të citojnë fjalët e Kuranit dhe do ta lexojnë shpesh, por do të dalin nga Islami dhe do t’i tejkalojnë kufijtë e tij, ashtu siç shigjeta del nga harku. Imani i tyre nuk do të kalojë përtej fytit të tyre. Kudo që t’i gjeni (gjatë luftimit), vritini, sepse Ditën e Kiametit vrasësi shpërblehet për vrasjen e tyre.

فوائد الحديث

Nxjerrja në pah e disa prej cilësive të havarixhëve.

Në këtë hadith tregohet një prej shenjave të profecisë, pasi Profeti ﷺ njoftoi për ngjarje që do të ndodhnin pas tij, dhe ato ndodhën saktësisht ashtu siç kishte lajmëruar.

Lejohet gjatë luftës përdorimi i të folurit të tërthortë dhe i aludimeve. Dinakëria në luftë bëhet përmes fjalëve që çojnë në keqkuptim (janë të tërthorta), duke ngritur pritë ose të ngjashme me to, me kusht që të mos përfshijë shkeljen e marrëveshjeve ose cenimin e garancive të sigurisë, sepse për këto ka ndalim të qartë.

Neveviu, lidhur me fjalën profetike: “... flasin fjalët më të mira ndër njerëz”, ka thënë: "Domethënë, sipas pamjes së jashtme. Siç është fjala e tyre: “Nuk ka gjykim tjetër përveç gjykimit të Allahut”, dhe shprehje të ngjashme me këtë, me të cilat i thërrasin njerëzit te Libri i Allahut të Lartësuar."

Ibn Haxheri, lidhur me fjalën profetike: “Imani i tyre nuk arrin të kalojë përtej fytit të tyre”, ka thënë: "Qëllimi është se imani nuk ka zënë vend në zemrat e tyre, sepse ajo që ndalet te fyti dhe nuk e kalon atë, nuk mund të arrijë në zemër."

Kadi Ijadi ka thënë: "Dijetarët janë pajtuar njëzëri se kur havarixhët, dhe ata që u ngjajnë atyre prej bidatçinjve të devijuar dhe zullumqarëve, ngrihen kundër sundimtarit, kundërshtojnë konsensusin e bashkësisë (xhematit) dhe shkaktojnë përçarje, bëhet detyrë luftimi i tyre pasi të jenë paralajmëruar dhe t’u jetë paraqitur argumenti i qartë e i pakundërshtueshëm."

التصنيفات

Kerametet e miqve të Allahut, Ahl-us-Sunnah's (Sunni) Stance on Religious Innovators, Rulings of Terrorism, Assassinations, and Explosions