إعدادات العرض
“Askush të mos ia drejtojë armën vëllait të vet, sepse nuk i dihet, ndoshta shejtani ia tërheq dorën e tij dhe kjo bëhet shkak që ai të bjerë në humnerë të Zjarrit.”
“Askush të mos ia drejtojë armën vëllait të vet, sepse nuk i dihet, ndoshta shejtani ia tërheq dorën e tij dhe kjo bëhet shkak që ai të bjerë në humnerë të Zjarrit.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Askush të mos ia drejtojë armën vëllait të vet, sepse nuk i dihet, ndoshta shejtani ia tërheq dorën e tij dhe kjo bëhet shkak që ai të bjerë në humnerë të Zjarrit.”
الترجمة
العربية Tiếng Việt অসমীয়া Nederlands Indonesia Kiswahili Hausa සිංහල English ગુજરાતી Magyar ქართული Română Русский Português ไทย తెలుగు मराठी دری Türkçe አማርኛ বাংলা Kurdî Malagasy Македонски Tagalog ភាសាខ្មែរ Українська ਪੰਜਾਬੀ پښتو Wolof Moore മലയാളം हिन्दी Svenska Bosanski தமிழ் 中文 မြန်မာ ಕನ್ನಡالشرح
Profeti ﷺ ka paralajmëruar se muslimani nuk duhet t’ia drejtojë vëllait të tij musliman asnjë lloj arme, sepse ai nuk e di, ndoshta shejtani e shtyn që ta lëvizë armën në dorën e tij, e kështu mund ta vrasë ose ta dëmtojë vëllanë e tij. Si pasojë, ai do të bjerë në një mëkat që mund ta çojë në një humnerë të Zjarrit.فوائد الحديث
Sqarim se jeta e muslimanit është e pacenueshme.
Është detyrë të respektohet muslimani dhe të shmanget dëmtimi i tij me vepra apo me fjalë, përfshirë edhe drejtimin e një cope hekuri apo arme ndaj tij, qoftë edhe me shaka, sepse shejtani mund ta bëjë dorën e tij të rrëshqasë dhe ta nxisë që ta godasë vëllanë e tij, ose t’ia marrë armën nga dora, e kështu të ndodhë pa qëllim dhe ta dëmtojë vëllanë e tij.
Mbyllja e rrugëve që çojnë te e ndaluara, duke ndaluar çdo gjë që të çon në një përfundim të ndaluar.
Kujdesi për ta mbajtur shoqërinë të sigurt dhe për t’i ruajtur marrëdhëniet mes njerëzve, duke mos i frikësuar e as trembur ata, qoftë edhe me gjeste apo kërcënime.
التصنيفات
Krimet