إعدادات العرض
Po t'u jepej njerëzve të drejtë në bazë të pretendimeve të tyre, do të kishte të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, andaj pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi, kurse ai që mohon duhet të betohet
Po t'u jepej njerëzve të drejtë në bazë të pretendimeve të tyre, do të kishte të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, andaj pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi, kurse ai që mohon duhet të betohet
Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Po t'u jepej t drejtë njerëzve në bazë të pretendimeve të tyre, do të kishte të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, andaj pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi, kurse ai që mohon duhet të betohet."
الترجمة
العربية Español አማርኛ English اردو Indonesia বাংলা Français Türkçe Русский Bosanski සිංහල हिन्दी 中文 فارسی Tiếng Việt Tagalog Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ ไทย Deutsch پښتو অসমীয়া Nederlands ગુજરાતી Кыргызча नेपाली Lietuvių دری Српски тоҷикӣ Kinyarwanda Magyar Čeština Moore Malagasy Oromoo ಕನ್ನಡ Wolof Azərbaycan O‘zbek Українська ქართული Македонски ភាសាខ្មែរ ਪੰਜਾਬੀ मराठी Kirundi Kurmancî Bahasa Melayuالشرح
Profeti ﷺ ka sqaruar në këtë hadith se, nëse njerëzve do t'u jepej thjesht në bazë të pretendimit të tyre, pa dëshmi e pa prova, do të kishte njerëz të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, mirëpo pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi dhe prova për pretendimin që po bën, e, nëse ai nuk ka asnjë dëshmi, atëherë pretendimi i paraqitet të pandehurit, i cili, nëse e mohon, e ka për detyë të betohet dhe në këtë mënyrë ai (i pandehuri) fiton pafajësinë.فوائد الحديث
Ibën Dekik el-Idi ka thënë: "Ky hadith është një nga bazat e gjykimeve fetare dhe referenca më e madhe në rast të mosmarrëveshjeve dhe konflikteve."
Feja ka ardhur për t'i mbrojtur pasuritë dhe gjaqet e njerëzve nga abuzimi.
Gjyqtari (kadiu) nuk vendos në bazë të njohurive të tij, por u referohet dëshmive dhe provave.
Çdo pretendim që nuk mbështetet në provë të qartë është i papranueshëm, pavarësisht nëse ka të bëjë me të drejtat dhe marrëdhëniet midis individëve apo me çështjet e besimit dhe të diturisë.
التصنيفات
Paditë dhe provat