“Në Xhenet është një treg, të cilin e vizitojnë banorët e Xhenetit çdo të premte

“Në Xhenet është një treg, të cilin e vizitojnë banorët e Xhenetit çdo të premte

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në Xhenet është një treg, të cilin e vizitojnë banorët e Xhenetit çdo të premte. Aty fryn një erë nga Veriu, e cila përfshin fytyrat dhe rrobat e tyre dhe, rrjedhimisht, u shtohet bukuria e hijeshia. E, kur të kthehen te familjet e veta, ndërkohë që u është shtuar bukuria e hijeshia, familjet do t'u thonë: “Pasha Allahun, qëkurse jemi ndarë, juve ju është shtuar bukuria e hijeshia edhe më shumë.” Ata do t'ua kthejnë: “Edhe juve, pasha Allahun, qëkurse jemi ndarë, ju është shtuar bukuria e hijeshia edhe më shumë.”

[Sahih] [Transmeton Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith njoftoi se në Xhenet ka një vend ku banorët e tij mblidhen dhe nuk është vend për të blerë apo për të shitur. Ata marrin prej tij çfarë të dëshirojnë. Ata shkojnë atje një herë në çdo shtatë ditë, dhe fryn era e veriut, e cila ua freskon fytyrat dhe rrobat, duke i bërë edhe më të bukur dhe më të hijshëm. Kur kthehen te familjet e tyre, janë bërë edhe më të hijshëm dhe më të bukur. Familjet e tyre do t'u thonë: "Pasha Allahun, jeni bërë edhe më të bukur dhe më të hijshëm që nga hera e fundit kur ju pamë." Ata do të përgjigjen: "Edhe ju, pasha Allahun, jeni bërë edhe më të bukur dhe më të hijshëm që nga hera e fundit kur ju pamë."

فوائد الحديث

Hadithi tregon se banorëve të Xhenetit do t'u shtohet bukuria dhe hijeshia.

Hadithet e obligojnë njeriun të kujdeset për veprat e mira që do ta çojnë në arritjen e kësaj banese.

Ai e përmendi veçanërisht erën nga ana e Veriut, sepse ajo konsiderohej era më e mirë nga arabët, pasi sillte mirësi dhe shi.

Nxitje për të bërë davet (thirrje) për tek Allahu, duke i motivuar njerëzit me Xhenetin dhe begatitë e tij.

التصنيفات

Përshkrimi i Xhenetit dhe i Xhehenemit