إعدادات العرض
Ai që e lexon Kuranin, duke qenë i përpiktë në leximin e tij, është nën përcjelljen e melekëve shkrues, të nderuar dhe punëmirë, ndërsa ai që e lexon atë duke pasur vështirësi gjatë leximit, i ka dy shpërblime
Ai që e lexon Kuranin, duke qenë i përpiktë në leximin e tij, është nën përcjelljen e melekëve shkrues, të nderuar dhe punëmirë, ndërsa ai që e lexon atë duke pasur vështirësi gjatë leximit, i ka dy shpërblime
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që e lexon Kuranin, duke qenë i përpiktë në leximin e tij, është nën përcjelljen e melekëve shkrues, të nderuar dhe punëmirë, ndërsa ai që e lexon atë duke pasur vështirësi gjatë leximit, i ka dy shpërblime."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Indonesia Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी සිංහල Hausa Kurdî Português Русский Tiếng Việt Kiswahili Nederlands অসমীয়া ગુજરાતી Magyar ქართული Română ไทย తెలుగు मराठी ភាសាខ្មែរ دری አማርኛ Македонски Українська ਪੰਜਾਬੀ മലയാളം Moore ಕನ್ನಡ پښتو မြန်မာ Српскиالشرح
Profeti ﷺ ka njoftuar se ai që e reciton Kuranin me memorizim të fortë, saktësi dhe mjeshtëri, do të ketë shpërblimin në Ahiret, duke qenë në pozitën e lartë të melekëve shkrues, të nderuar dhe punëmirë. Ndërsa ai që e lexon Kuranin duke pasur vështirësi gjatë leximit për shkak të memorizimit të dobët, por megjithatë vazhdon të ruajë lidhjen me Kuranin, pavarësisht vështirësisë për të, do të ketë dy shpërblime: një shpërblim për leximin e tij dhe një shpërblim tjetër për vështirësinë dhe përsëritjen gjatë leximit të tij.فوائد الحديث
Inkurajimi për memorizimin e Kuranit, për përvetësimin e leximit të tij dhe për lexim të shpeshtë, me qëllim arritjen e shpërblimit, si dhe theksim i pozitës së lartë të atyre që e bëjnë këtë.
Kadi ka thënë: "Kjo nuk do të thotë se ai që ka vështirësi gjatë leximit ka shpërblim më të madh se lexuesi i përpiktë e i aftë. Përkundrazi, lexuesi i përpiktë dhe i aftë është më i lartë dhe ka shpërblim më të madh, sepse ai është me melekët që shkruajnë veprat dhe merr shpërblime të shumta. Kjo pozitë e lartë nuk është përmendur për askënd tjetër. Si mund të jetë i barabartë ai që nuk ka treguar të njëjtin përkushtim ndaj Librit të Allahut, as memorizimin e tij, as mjeshtërinë, as leximin e shpeshtë dhe as kuptimin e tij, derisa të ketë arritur përsosmërinë në të?!"
Ibn Bazi ka thënë: "Ai që e reciton Kuranin me përpikëri, duke e përvetësuar leximin e tij dhe duke e memorizuar mirë, do të jetë me melekët shkrues, të nderuar dhe punëmirë. Domethënë, nëse e lexon atë si me fjalë ashtu edhe me vepra, e jo thjesht vetëm me lexim. Ai shkëlqen në leximin e tij dhe në veprimin sipas tij, domethënë i përmbahet atij si në fjalë ashtu edhe në kuptim."
