إعدادات العرض
“Ç'është puna e disave që gjatë namazit ngrenë shikimet nga qielli?” Më pas, Profeti ﷺ u ashpërsua, saqë tha: “Le të ndalen prej këtij veprimi, në të kundërtën, do t'u verbohen sytë.”
“Ç'është puna e disave që gjatë namazit ngrenë shikimet nga qielli?” Më pas, Profeti ﷺ u ashpërsua, saqë tha: “Le të ndalen prej këtij veprimi, në të kundërtën, do t'u verbohen sytë.”
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ç'është puna e disave që gjatë namazit ngrenë shikimet nga qielli?” Më pas, Profeti ﷺ u ashpërsua, saqë tha: “Le të ndalen prej këtij veprimi, në të kundërtën, do t'u verbohen sytë.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Hausa Kurdî Português Tiếng Việt Kiswahili Nederlands অসমীয়া ગુજરાતી සිංහල Magyar ქართული Română ไทย తెలుగు मराठी ភាសាខ្មែរ دری አማርኛ Македонски Українська ਪੰਜਾਬੀ മലയാളം Moore ಕನ್ನಡ پښتو မြန်မာ Српскиالشرح
Profeti ﷺ i paralajmëroi ata që i ngrenë sytë kah qielli gjatë namazit, qoftë gjatë lutjes apo në raste të tjera. Qortimi i tij u bë edhe më i ashpër dhe ai ﷺ i kërcënoi se shikimi i tyre mund t’u merret me shpejtësi, deri në atë pikë sa të mos e kuptojnë fare, derisa ta kenë humbur dhuntinë e të parit.فوائد الحديث
Metoda e përsosur e Profetit ﷺ në thirrjen islame dhe sqarimin e së vërtetës, pasi ai nuk e zbuloi personin që kishte gabuar, sepse qëllimi ishte sqarimi i së vërtetës, gjë që ishte arritur, gjithashtu, ai e mbuloi atë që kishte gabuar dhe kështu e bëri mesazhin më të pranueshëm.
Ndalim i prerë dhe paralajmërim i ashpër për ata që i ngrenë sytë kah qielli gjatë namazit.
Në librin "Aun el Mabud" është thënë: "Arsyeja e kësaj është se ngritja e syve kah qielli e largon njeriun nga drejtimi i duhur i Kiblës, duke e shpërqendruar prej saj dhe prej qëndrimit të saktë në namaz."
Ngritja e syve bie ndesh me përulësinë në namaz.
Kjo tregon rëndësinë e madhe të namazit dhe se ai që falet duhet të tregojë nderim të plotë dhe edukatë të duhur ndaj Allahut të Lartësuar.
التصنيفات
Gabimet e namazlinjve