“Një njeri që ka marrë pjesë në Bedër dhe Hudejbije nuk do të hyjë në Zjarr.”

“Një njeri që ka marrë pjesë në Bedër dhe Hudejbije nuk do të hyjë në Zjarr.”

Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Një njeri që ka marrë pjesë në Bedër dhe Hudejbije nuk do të hyjë në Zjarr.”

[Sahih] [رواه أحمد وأصله في صحيح مسلم]

الشرح

Profeti ﷺ njoftoi se kushdo që ka marrë pjesë në betejën e Bedrit, e cila ndodhi në vitin e dytë të hixhretit, duke luftuar së bashku me Profetin ﷺ, ose ka marrë pjesë në marrëveshjen e Hudejbijes, e cila përfshinte besëlidhjen e Ridvanit, në vitin e gjashtë të hixhretit, nuk do të hyjë në zjarrin e Xhehenemit.

فوائد الحديث

Kjo tregon vlerën e atyre që morën pjesë në Bedër dhe Hudejbije, pasi ata nuk do të hyjnë në Zjarrin (e Xhehenemit).

Kjo sqaron faktin se Allahu i Lartësuar ua fal padrejtësitë, u jep udhëzim, që të vdesin me besim dhe i fut në Xhenet pa u ndëshkuar më parë në Zjarr. E tillë është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë, e Allahu është Zotërues i mirësisë së madhe.

التصنيفات

Pozita e sahabëve, Shkallët e sahabëve, Vlerat e sahabëve