إعدادات العرض
“Atij që vdes, i shfaqet vendqëndrimi (i botës tjetër), mëngjes e mbrëmje
“Atij që vdes, i shfaqet vendqëndrimi (i botës tjetër), mëngjes e mbrëmje
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që vdes, i shfaqet vendqëndrimi (i botës tjetër), mëngjes e mbrëmje. Nëse është banor i Xhenetit, vendi i banorëve të Xhenetit, e, nëse është banor i Zjarrit, vendi i banorëve të Zjarrit. Pastaj, i thuhet: “Ky është vendi yt, derisa Allahu të të ringjallë në Ditën e Kiametit.”
[Sahih] [Muttefek alejhi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Indonesia Русский Türkçe اردو हिन्दी Tagalog 中文 ئۇيغۇرچە Kurdî Português Tiếng Việt Kiswahili Nederlands অসমীয়া ગુજરાતી සිංහල Magyar ქართული Hausa Română ไทย తెలుగు मराठी ភាសាខ្មែរ دری አማርኛ Македонски Українська ਪੰਜਾਬੀ മലയാളം Moore ಕನ್ನಡ پښتو မြန်မာ Српскиالشرح
Profeti ﷺ njoftoi se kur një rob vdes, atij i tregohet banesa e tij dhe vendi i tij i caktuar në Xhenet ose në Zjarr, në fillim dhe në fund të çdo dite. Vendi i tij në Xhenet, nëse është prej banorëve të Xhenetit, dhe vendi i tij në Zjarr, nëse është prej banorëve të Zjarrit. Atij do t’i thuhet: "Ky është vendi yt, në të cilin do të ringjallesh në Ditën e Kiametit.'' Kjo është një mjet ngushëllimi dhe kënaqësie për besimtarin dhe një ndëshkim për jobesimtarin.فوائد الحديث
Ndëshkimi dhe begatia në varr janë të vërteta.
Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo paraqitje është e qartë për besimtarin e devotshëm dhe për jobesimtarin. Sa i përket besimtarit mëkatar, është gjithashtu e mundur që atij t’i tregohet vendi i tij në Xhenet, tek i cili do të përfundojë."
التصنيفات
Jeta e varrit