إعدادات العرض
1- Nuk është e largët koha kur ndonjë personi t'i arrijë hadithi nga unë, ndërkohë ai, duke qenë i mbështetur në kolltukun e tij, të thotë: "Mes nesh dhe jush është Libri i Allahut
2- Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre). Njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë
3- “Disa prej shenjave të Kiametit janë: pakësimi i diturisë, përhapja e injorancës, përhapja e zinasë, përhapja e konsumimit të alkoolit, pakësimi i numrit të meshkujve dhe rritja e numrit të femrave, aq shumë, saqë pesëdhjetë femra do të kenë vetëm një mbikëqyrës.”
4- “Kiameti nuk do të ndodhë pa ardhur koha kur njeriu të kalojë pranë varrit të tjetrit dhe të thotë: "Ah, sikur të isha në vend të tij!”
5- “Kiameti nuk do të ndodhë pa i luftuar ju hebrenjtë, saqë edhe guri, mbrapa të cilit do të fshihet hebreu, do të thërrasë: "O musliman, këtu, mbrapa meje, është një hebre, vrite!”
6- “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se është afruar koha kur Isai, i biri Merjemes, do të zbresë mes jush dhe do të gjykojë me drejtësi: do ta thyejë kryqin, do ta mbysë derrin dhe do ta shfuqizojë xhizjen. Pasuria do të rrjedhë aq shumë, saqë askush nuk do të ketë nevojë për të.”
7- “Kiameti nuk do të ndodhë pa lindur Dielli nga perëndimi. Kur të lindë dhe njerëzit ta kenë parë, të gjithë do të besojnë
8- “Kiameti nuk do të ndodhë derisa të afrohet (shkurtohet) koha
9- Profeti ﷺ përmendi diçka dhe tha: "Kjo do të jetë në kohën kur dija të zhduket
10- “Nga gjeneratat e fundit të umetit tim do të ketë njerëz që ju tregojnë hadithe (të pavërteta) që nuk i keni dëgjuar as ju e as baballarët tuaj, andaj ruajuni prej tyre!”