“Disa prej shenjave të Kiametit janë: pakësimi i diturisë, përhapja e injorancës, përhapja e zinasë, përhapja e konsumimit të alkoolit, pakësimi i numrit të meshkujve dhe rritja e numrit të femrave, aq shumë, saqë pesëdhjetë femra do të kenë vetëm një mbikëqyrës.”

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Do t'ju transmetoj një hadith që e kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ, të cilin s'do t'jua tregojë askush pos meje. E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Disa prej shenjave të Kiametit janë: pakësimi i diturisë, përhapja e injorancës, përhapja e zinasë, përhapja e konsumimit të alkoolit, pakësimi i numrit të meshkujve dhe rritja e numrit të femrave, aq shumë, saqë pesëdhjetë femra do të kenë vetëm një mbikëqyrës.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se një nga shenjat e Kiametit që po afrohet është se do të pakësohet dituria rreth fesë, e kjo do të jetë për shkak të vdekjes së dijetarëve. Si rrjedhojë e kësaj, shtohet dhe përhapet injoranca, përhapet zinaja dhe paturpësia, përhapet konsumimi i alkoolit, pakësohet numri i meshkujve dhe shtohet numri i femrave, saqë për pesëdhjetë femra është vetëm një burrë që kujdeset për punët dhe interesat e tyre.

فوائد الحديث

Sqarimi i disa shenjave të Kiametit

Dituria lidhur me kohën e Kiametit është prej çështjeve të fshehta, që i di vetëm Allahu.

Inkurajimi për të mësuar dituri fetare para humbjes së saj.

التصنيفات

Jeta e varrit, Vlera e dijes