إعدادات العرض
“Kiameti nuk do të ndodhë pa lindur Dielli nga perëndimi. Kur të lindë dhe njerëzit ta kenë parë, të gjithë do të besojnë
“Kiameti nuk do të ndodhë pa lindur Dielli nga perëndimi. Kur të lindë dhe njerëzit ta kenë parë, të gjithë do të besojnë
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa lindur Dielli nga perëndimi. Kur të lindë dhe njerëzit ta kenë parë, të gjithë do të besojnë. Por, kjo është koha kur: “... nuk do t'i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë, ose nuk ka bërë ndonjë të mirë në besimin e tij.” (El Enam, 158) Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë dy persona që i kanë shtrirë rrobat e tyre pranë njëri-tjetrit, nuk do të arrijnë as t'i shesin, as t'i palosin. Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë personi që sapo e ka mjelë qumështin e devesë, nuk do të arrijë dot ta pijë. Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë personi që sapo e ka mbaruar ndërtimin e pusit të tij, nuk do të arrijë të nxjerrë ujë prej tij. Kiameti do të ndodhë aq papritmas, saqë personi që e ka ngritur kafshatën pranë gojës, nuk do të arrijë dot ta hajë.”
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Español Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe Bosanski සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa മലയാളം తెలుగు Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Ελληνικά Български Fulfulde Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy or Română Kinyarwanda Српски тоҷикӣ O‘zbek नेपाली Moore Kurdî Oromoo Wolof Soomaali Français Azərbaycan Tagalog Українська bm தமிழ் Deutsch ქართული Português Македонски Magyar فارسی Lingala Русский 中文الشرح
I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith na tregon se një nga shenjat e mëdha të Kiametit është se Dielli do të lindë nga perëndimi, në vend të lindjes (siç ndodh zakonisht), e me ta parë njerëzit, do të besojnë të gjithë, pa përjashtim. Në atë rast, jobesimtarit nuk do t'i bëjë dobi besimi e as veprat e tij të mira dhe pendimi nuk do të bëjë dobi. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se Kiameti do të vijë befas, madje do të ndodhë kur njerëzit do të jenë në gjendjet dhe punët e jetës së tyre (të përditshme). Kështu, Kiameti do të ndodhë e shitësi dhe blerësi do t'i kenë ta shtrira rrobat e tyre dhe nuk do të mund t'i shesin e as t'i palosin. Kiameti do të ndodhë, saqë njeriu do ta marrë qumështin e devesë së tij që milet, e nuk do ta pijë dot. Kiameti do të ndodhë, saqë njeriu do ta rregullojë pusin e tij dhe do ta suvatojë, e nuk do të pijë dot prej tij. Kiameti do të ndodhë, saqë njeriu do ta ngrejë kafshatën e tij në gojë për të ngrënë, por nuk do ta hajë dot.فوائد الحديث
Islami dhe pendimi janë të pranuara derisa të lindë Dielli nga perëndimi.
Inkurajimi për t'u përgatitur për Kiametin me besim dhe vepra të mira, sepse ai do të vijë befas.