إعدادات العرض
Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre). Njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë
Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre). Njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Profeti ﷺ kaloi pranë dy varreve dhe tha: “Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre). Njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë.” Pastaj mori një degë të njomë, e ndau në dysh dhe e nguli në secilin varr nga një pjesë. I thanë: "O i Dërguari i Allahut, pse e bëre këtë?" Tha: “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për sa kohë që degët nuk thahen.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî മലയാളം Kiswahili Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá සිංහල ไทย پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or नेपाली Malagasy Română Kinyarwanda తెలుగు Lietuvių Oromoo Nederlands Soomaali Српски Deutsch Українська ಕನ್ನಡ Wolof Moore ქართული Azərbaycan Magyar தமிழ்الشرح
Profeti ﷺ kaloi pranë dy varreve dhe tha: Këta dy persona në këto dy varre po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh, sipas tyre, edhe pse tek Allahu është i madh. Sa i përket njërit prej tyre, ai nuk kujdesej për ruajtjen e trupit dhe rrobave nga urina kur e kryente këtë proces. Ndërkaq, tjetri bartte fjalë midis njerëzve, ku i transmetonte ato te të tjerët, me qëllim që të shkaktonte dëm, mosmarrëveshje dhe përçarje midis tyre.فوائد الحديث
Bartja e fjalëve dhe moskujdesi gjatë urinimit janë mëkate të mëdha dhe janë shkaktarë që njeriu të dënohet në varr.
Allahu i Lartësuar zbuloi disa nga gjërat e padukshme, - siç është dënimi i varrit, - për ta shpërfaqur profecinë e Pejgamberit ﷺ.
Ky veprim i ndarjes në dysh të pemës së njomë dhe vendosjes së tyre mbi varr është i veçantë për Profetin ﷺ, sepse Allahu e informoi për gjendjen e këtyre dyve në varr, kështu që askush tjetër nuk mund të krahasohet me të, sepse askush nuk e di gjendjen e njerëzve në varre.