إعدادات العرض
Profeti ﷺ përmendi diçka dhe tha: "Kjo do të jetë në kohën kur dija të zhduket
Profeti ﷺ përmendi diçka dhe tha: "Kjo do të jetë në kohën kur dija të zhduket
Zijad ibn Lebidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Profeti ﷺ përmendi diçka dhe tha: "Kjo do të jetë në kohën kur dija të zhduket." I thashë: "O i Dërguari i Allahut, si do të zhduket dituria kur ne lexojmë Kuran dhe ua mësojmë atë fëmijëve tanë, e ata ua mësojnë atë fëmijëve të tyre (e kështu me radhë) deri në Ditën e Kiametit?" Ai tha: "Mos të të pastë nëna, o Zijad! Mendoja se je njeriu më i ditur në Medinë. Vallë, hebrenjtë dhe të krishterë a nuk e lexojnë Tevratin dhe Ungjillin, por nuk veprojnë sipas ndonjë gjëje që gjendet aty?!"
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Español Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe Bosanski සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa മലയാളം తెలుగు Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Ελληνικά Български Fulfulde Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda Српски тоҷикӣ O‘zbek नेपाली Moore Kurdî Wolof Soomaali Français Oromoo Azərbaycan Tagalog Українська mr தமிழ் bm Deutsch ქართული Português mk Magyarالشرح
Profeti ﷺ ishte i ulur në mesin e shokëve të tij dhe tha: "Kjo është koha kur njerëzve u ngrihet dhe u hiqet dituria." Zijad ibn Lebid Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u habit dhe e pyeti Profetin ﷺ: Si mund të ngrihet e të humbet dituria, kur ne kemi lexuar Kuran dhe e kemi mësuar përmendsh?! Pasha Allahun, ne do ta lexojmë dhe do t'ua mësojmë grave dhe fëmijëve tanë dhe fëmijët tanë do t'ua mësojnë fëmijëve të tyre. Profeti ﷺ i tha i habitur: "Të humbtë nëna, o Zijad! Unë të numëroja si një nga dijetarët e banorëve të Medinës!" Pastaj Profeti ﷺ ia sqaroi se humbja e diturisë nuk është duke e humbur (harruar) Kuranin, por humbja e diturisë do të thotë të humbet jetësimi i tij. Ja, këta janë Tevrati dhe Ungjilli te hebrenjtë dhe te të krishterët, mirëpo, nuk u ka sjellë dobi, as nuk kanë përfituar nga qëllimi (i zbritjes së) tyre, që është jetësimi i asaj që e mësuan.فوائد الحديث
Prania e mushafëve dhe librave në duart e njerëzve nuk sjell dobi, nëse nuk jetësohen (porositë e tyre).
Ngritja dhe zhdukja e diturisë mund të bëhet përmes disa gjërave, prej të cilave janë: vdekja e Profetit ﷺ, vdekja e dijetarëve dhe mosjetësimi i diturisë.
Prej shenjave të Kiametit është zhdukja e diturisë dhe mosjetësimi i saj.
Inkurajimi për ta jetësuar diturinë, sepse ky është qëllimi i saj.
التصنيفات
Jeta e varrit