إعدادات العرض
“Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se është afruar koha kur Isai, i biri Merjemes, do të zbresë mes jush dhe do të gjykojë me drejtësi: do ta thyejë kryqin, do ta mbysë derrin dhe do ta shfuqizojë xhizjen. Pasuria do të rrjedhë aq shumë, saqë askush nuk do…
“Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se është afruar koha kur Isai, i biri Merjemes, do të zbresë mes jush dhe do të gjykojë me drejtësi: do ta thyejë kryqin, do ta mbysë derrin dhe do ta shfuqizojë xhizjen. Pasuria do të rrjedhë aq shumë, saqë askush nuk do të ketë nevojë për të.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se është afruar koha kur Isai, i biri Merjemes, do të zbresë mes jush dhe do të gjykojë me drejtësi: do ta thyejë kryqin, do ta mbysë derrin dhe do ta shfuqizojë xhizjen. Pasuria do të rrjedhë aq shumë, saqë askush nuk do të ketë nevojë për të.”
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá اردو Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە සිංහල हिन्दी Hausa Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or Türkçe Tiếng Việt नेपाली Malagasy Kinyarwanda తెలుగు Bosanski Lietuvių Oromoo Română മലയാളം Nederlands Soomaali Српски Kurdî Українська Deutsch ಕನ್ನಡ Wolof Moore Português ქართული Azərbaycan 中文 Magyarالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith u betua se zbritja e Isait, të birit të Merjemes (alejhi selam) është e afërt, i cili do të gjykojë mes njerëzve me drejtësi, sipas sheriatit muhamedan, do ta thyejë kryqin, të cilin e madhërojnë të krishterët dhe Isai (alejhi selam) do ta mbysë derrin. Gjithashtu Isai (alejhi selam) do ta shfuqizojë xhizjen dhe do të kërkojë nga të gjithë njerëzit që të futen në Islam. Pasuria në atë kohë do të rrjedhë aq shumë, saqë askush nuk do ta pranojë. Kjo, për shkak të bollëkut të saj dhe se çdo njeriu do t'i mjaftojë ajo që ka në duart e tij: begatitë do të zbresin dhe të mirat do të jenë të vazhdueshme.فوائد الحديث
Pohimi se Isai (alejhi selam) do të zbresë në fund të kohës (para Kiametit) dhe se ai është prej shenjave të Kiametit.
Sheriatin e Profetit Muhamed ﷺ nuk e shfuqizon asnjë sheriat tjetër.
Begatitë e të mirat do të zbresin në fund të kohës (para Kiametit), ndërsa njerëzit do t’i kushtojnë rëndësi atyre.
Sihariq se feja islame do të vazhdojë, meqë Isai (alejhi selam) me të do të gjykojë në fund të kohës (para Kiametit).