إعدادات العرض
“Kur besimtari merret në pyetje në varr, deklaron se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut
“Kur besimtari merret në pyetje në varr, deklaron se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut
Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur besimtari merret në pyetje në varr, deklaron se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, gjë që e përshkruan ajeti: “Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër...” (Ibrahim, 27)
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Hausa Kurdî Kiswahili Português සිංහල دری অসমীয়া Tiếng Việt Svenska Yorùbá Кыргызча ગુજરાતી नेपाली Română മലയാളം Nederlands తెలుగు پښتو Soomaali Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Српски Moore ქართული Čeština Magyar Українська Македонски Lietuvių Azərbaycan Wolof Malagasy Oromoo ไทย Deutsch मराठी ਪੰਜਾਬੀ አማርኛ ភាសាខ្មែរالشرح
Besimtari pyetet në varr nga dy melekët e ngarkuar për ta bërë këtë. Ata quhen "Munkeri dhe Nekiri". Emrat e tyre përmenden në disa hadithe profetike. Ai deklaron se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Profeti ﷺ tregoi se kjo është fjala e qëndrueshme, për të cilën Allahu thotë: “Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër...” (Ibrahim, 27)فوائد الحديث
Pyetjet e varrit janë hak - të vërteta.
Allahu i begaton robërit e Tij besimtarë në këtë botë dhe në botën tjetër, duke i forcuar për ta thënë fjalën e qëndruesheme (dëshminë islame - shehadetin).
Vlera e dëshmisë së teuhidit (shehadetit) dhe vdekja duke e respektuar atë.
Allahu e forcon besimtarin në këtë botë duke e bërë të qëndrueshëm në besim dhe duke ia mundësuar të ecë në rrugën e drejtë dhe në çastet e vdekjes e bën të vdesë me teuhid (besim të pastër) dhe e forcon në varr kur të merret në pyetje nga dy melekët.
التصنيفات
Jeta e varrit