إعدادات العرض
Nuk është e largët koha kur ndonjë personi t'i arrijë hadithi nga unë, ndërkohë ai, duke qenë i mbështetur në kolltukun e tij, të thotë: "Mes nesh dhe jush është Libri i Allahut
Nuk është e largët koha kur ndonjë personi t'i arrijë hadithi nga unë, ndërkohë ai, duke qenë i mbështetur në kolltukun e tij, të thotë: "Mes nesh dhe jush është Libri i Allahut
Mikdam ibn Madijekribi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nuk është e largët koha kur ndonjë personi t'i arrijë hadithi nga unë, ndërkohë ai, duke qenë i mbështetur në kolltukun e tij, të thotë: "Mes nesh dhe jush është Libri i Allahut: çfarë gjejmë në të hallall, e konsiderojmë hallall, e çfarë gjejmë në të haram, e konsiderojmë haram. Atë që e bën haram i Dërguari i Allahut ﷺ është sikurse ta bënte haram Allahu."
الترجمة
العربية Kurdî English Kiswahili Español اردو Português বাংলা Bahasa Indonesia فارسی தமிழ் हिन्दी සිංහල Tiếng Việt മലയാളം Русский မြန်မာ ไทย پښتو অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە Türkçe Bosanski Hausa తెలుగు دری Ελληνικά Български Fulfulde Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy or Română Kinyarwanda Српски тоҷикӣ O‘zbek नेपाली Moore Oromoo Wolof Tagalog Soomaali Français Azərbaycan Українська bm ქართული Deutsch Македонски Magyar 中文الشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se është afruar koha kur disa njerëzve do t'u arrijë hadithi i Profetit ﷺ duke qenë ulur, kurse ndonjëri prej tyre, kur t'i arrijë hadithi, duke qenë i shtrirë në shtrat, do të thotë: "Ai që bën gjykimin mes nesh dhe jush në çështjet (fetare) është Kurani i Madhërishëm, sepse ai na mjafton: çdo gjë që e gjejmë hallall në të, e veprojmë, sikundërqë çdo gjë që e gjejmë haram në të, largohemi prej saj. Pastaj Profeti ﷺ sqaroi se çdo gjë që ai e bëri haram ose e ndaloi në Sunetin e tij, ajo gjë, sa i përket vendimit fetar, është sikurse ajo që Allahu e bëri haram në Librin e Tij, sepse ai është kumtues nga Zoti i tij.فوائد الحديث
Madhërimi i Sunetit, ashtu siç madhërohet Kurani dhe veprimi sipas tij.
Bindja ndaj Profetit është bindje ndaj Allahut dhe kundërshtimi i tij është kundërshtim i Allahut të Lartësuar.
Pohimi se Suneti është burim bazë që merret si argument dhe kundërpërgjgjja ndaj atyre që i refuzojnë hadithet.
Kushdo që ia kthen shpinën Sunetit dhe pretendon se Kurani i mjafton, është larguar prej të dyve dhe gënjen duke pretenduar se e ndjek Kuranin.
Një nga treguesit e profecisë së Pejgamberit ﷺ është kur të tregojë për diçka që do të ndodhë në të ardhmen dhe ndodh ashtu siç ka treguar.