إعدادات العرض
“Kur të vendoset xhenazja (në tabut) dhe burrat ta bartin mbi supe, nëse ka qenë vepërmirë, thotë: “Ngutuni (për të më dërguar në varr)
“Kur të vendoset xhenazja (në tabut) dhe burrat ta bartin mbi supe, nëse ka qenë vepërmirë, thotë: “Ngutuni (për të më dërguar në varr)
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të vendoset xhenazja (në tabut) dhe burrat ta bartin mbi supe, nëse ka qenë vepërmirë, thotë: “Ngutuni (për të më dërguar në varr)." E, nëse nuk ka qenë i tillë, thotë: “Mjerë unë, ku po më dërgoni!" Çdo gjë e dëgjon zërin e tij, përveç njeriut, i cili, sikur ta dëgjonte, do të alivanosej.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî தமிழ் অসমীয়া Nederlands Kiswahili ગુજરાતી Magyar ქართული Română Português ไทย తెలుగు मराठी دری አማርኛ Malagasy Македонски ភាសាខ្មែរ Українська ਪੰਜਾਬੀ پښتو Yorùbá Wolof Moore Svenska മലയാളം ಕನ್ನಡ Српски မြန်မာالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se kur xhenazja, i vdekuri, vendoset në tabut dhe bartet mbi supe nga burrat, nëse ka qenë vepërmirë, thotë: “Ngutuni (për të më dërguar në varr)", për shkak të begative që sheh përpara. Ndërsa nëse nuk ka qenë vepërmirë, ai klith me një zë të tmerrshëm: “Mjerë unë, ku po më dërgoni?!”, për shkak të dënimit që sheh përpara. Zërin e tij e dëgjon çdo gjë përveç njeriut; sikur njeriu ta dëgjonte, do të alivanosej nga ashpërsia e asaj që do të dëgjonte.فوائد الحديث
I vdekuri vepërmirë i sheh sihariqet para se të varroset, ndërsa jobesimtari tronditet dhe sheh të kundërtën.
Disa zëra dëgjohen nga krijesat e tjera përveç njerëzve, ndërsa njerëzit nuk janë në gjendje t’i dëgjojnë.
Sipas Sunetit, tabuti i të vdekurit bartet mbi supe nga burrat dhe jo nga gratë, për shkak të ndalimit të Profetit ﷺ që gratë të ndjekin përcjelljen në varreza.
التصنيفات
Jeta e varrit