إعدادات العرض
“Nga gjeneratat e fundit të umetit tim do të ketë njerëz që ju tregojnë hadithe (të pavërteta) që nuk i keni dëgjuar as ju e as baballarët tuaj, andaj ruajuni prej tyre!”
“Nga gjeneratat e fundit të umetit tim do të ketë njerëz që ju tregojnë hadithe (të pavërteta) që nuk i keni dëgjuar as ju e as baballarët tuaj, andaj ruajuni prej tyre!”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka transmetuar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nga gjeneratat e fundit të umetit tim do të ketë njerëz që ju tregojnë hadithe (të pavërteta) që nuk i keni dëgjuar as ju e as baballarët tuaj, andaj ruajuni prej tyre!”
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa తెలుగు Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Кыргызча Lietuvių Kinyarwanda नेपाली മലയാളം Bosanski Italiano ಕನ್ನಡ Kurdî Oromoo Română Soomaali Српски Українська Wolof Tagalog Moore Malagasy தமிழ்الشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se në fund të umetit (para Kiametit) do të shfaqen njerëz të cilët do të shpikin gënjeshtra dhe do të thonë gjëra që askush nuk i ka thënë para tyre dhe do të tregojnë hadithe të pavërteta e të trilluara. Kësisoj Profeti ﷺ na urdhëroi që të qëndrojmë larg tyre, të mos i shoqërojmë dhe të mos i dëgjojmë hadithet e tyre, që ato hadithe të trilluara të mos zënë vend në shpirtin tonë, e kështu të mos jemi në gjendje të shpëtojmë prej tyre.فوائد الحديث
Në këtë hadith tregohet një nga shenjat e profecisë, pasi Profeti ﷺ tregoi se çfarë do të ndodhte në umetin e tij, e kësisoj ndodhi ashtu siç tha ai.
Largimi nga ata që gënjejnë për të Dërguarin Allahut ﷺ e fenë islame dhe mosdëgjimi i gënjeshtrave të tyre.
Paralajmërim kundër pranimit ose shpërndarjes së haditheve nëse nuk vërtetohen si të sakta.