Kur ndonjëri prej jush shkon për në namaz dhe e gjen imamin në një pozicion të caktuar, ai duhet të bëjë atë që është duke bërë imami

Kur ndonjëri prej jush shkon për në namaz dhe e gjen imamin në një pozicion të caktuar, ai duhet të bëjë atë që është duke bërë imami

Ali ibn Ebu Talibi dhe Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të dytë) tregojnë se Profeti ﷺ ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush shkon për në namaz dhe e gjen imamin në një pozicion të caktuar, ai duhet të bëjë atë që është duke bërë imami."

[Ky hadith është sahih.] [E shënon Tirmidhiu.]

الشرح

Nëse ndonjëri prej jush i bashkohet namazit me xhemat dhe e gjen imamin në një nga pozicionet e namazit: në këmbë, në ruku, në sexhde ose ulur, ai duhet të bëjë të njëjtën gjë si imami, qoftë qëndrim në këmbë, ruku, qoftë diçka tjetër, e jo të presë derisa imami të ngrihet në këmbë, siç bëjnë masa e thjeshtë e popullit.

فوائد الحديث

Është e ligjshme që një person që vjen vonë në namaz, t'i bashkohet imamit në çdo pjesë të namazit që e arrin, pa marrë parasysh a është në ruku, në sexhde a duke qëndruar ulur.

Zënia e një rekati me imamin realizohet duke zënë rukunë, ashtu siç tregohet në hadithet e tjera.

التصنيفات

Normat që kanë të bëjnë me imamin dhe me ata që falen pas imamit