“Dita e premte është dita më e mirë në të cilën ka lindur Dielli

“Dita e premte është dita më e mirë në të cilën ka lindur Dielli

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Dita e premte është dita më e mirë në të cilën ka lindur Dielli: në këtë ditë është krijuar Ademi, në të është futur në Xhenet dhe në këtë ditë është nxjerrë prej tij, dhe kiameti nuk do të ndodhë vetëm se në ditën e premte.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se dita më e mirë në të cilën lind dielli është dita e xhuma. Prej veçorive të kësaj ditë është se Allahu e krijoi Ademin (paqja qoftë mbi të!) në këtë ditë dhe po në këtë ditë e futi në Xhenet, gjithashtu në këtë ditë e nxori prej Xhenetit dhe e zbriti në tokë. Po ashtu në ditën e premte do të ndodhë dhe kiameti.

فوائد الحديث

Vlera e ditës së premte kundrejt ditëve të tjera të javës.

Inkurajimi për shtimin e veprave të mira ditën e premte dhe përgatitja për të fituar mëshirën e Allahut të Lartësuar dhe për të larguar dënimin e Tij.

Këto veçori të ditës së premte, të cilat përmendën në këtë hadith, thuhet se nuk janë përmendur si vlerë për të premten, sepse dëbimi i Ademit (paqja qoftë mbi të!) nga Xheneti dhe ndodhja e kiametit në këtë ditë nuk konsiderohen vlerë. Por gjithashtu thuhet se të gjitha këto konsiderohen vlera, sepse dëbimi i Ademit (paqja qoftë mbi të!) është shkak për ekzistimin e pasardhësve të tij, si: të dërguarit, profetët dhe njerëzit e mirë, kurse ndodhja e kiametit është shkak për përshpejtimin e shpërblimit ndaj njerëzve të mirë dhe fitimin e begative që Allahu i ka përgatitur për ta.

Janë përmendur edhe veçori të tjera të së premtes, përveç atyre që u përmendën në këtë transmetim, si: në të Ademit iu pranua pendimi, në të vdiq dhe në të është një orë, të cilën asnjë rob besimtar nuk e has duke u lutur e duke i kërkuar Allahut diçka, veçse do t'ia japë atij atë.

Dita më e mirë e vitit është dita e Arafatit. Ka mendime se është dita e Kurbanit. Ndërsa dita më e mirë e javës është dita e premte (e xhuma) dhe nata më e mirë është nata e Kadrit.

التصنيفات

Pejgamberët dhe të dërguarit e mëparshëm