“Në Xhenet është një portë që quhet Rejan, nëpër të cilën, Ditën e Kiametit, do të hyjnë vetëm agjëruesit e, përveç tyre, nuk do të hyjë askush tjetër

“Në Xhenet është një portë që quhet Rejan, nëpër të cilën, Ditën e Kiametit, do të hyjnë vetëm agjëruesit e, përveç tyre, nuk do të hyjë askush tjetër

Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Në Xhenet është një portë që quhet Rejan, nëpër të cilën, Ditën e Kiametit, do të hyjnë vetëm agjëruesit e, përveç tyre, nuk do të hyjë askush tjetër. Do të thirret: “Ku janë agjëruesit?” Ata hyjnë përmes saj e, kur të hyjë personi i fundit, mbyllet dhe më askush nuk hyn përmes saj.”

[Sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se njëra prej dyerve të Xhenetit quhet Rejan, nga e cila do të hyjnë agjëruesit në Ditën e Kiametit. Askush tjetër nuk do të hyjë përmes saj. Do të thirret: “Ku janë agjëruesit?” Ata do të ngrihen dhe do të hyjnë, ndërsa askush tjetër nuk do të lejohet të kalojë nëpër të. Pasi të ketë hyrë i fundit prej tyre, ajo derë do të mbyllet dhe më pas askush nuk do të hyjë përmes saj.

فوائد الحديث

Neveviu ka thënë: “Ky hadith tregon vlerën e agjërimit dhe nderimin që u është dhënë agjëruesve.”

Allahu ka caktuar një derë të veçantë nga tetë dyert e Xhenetit për agjëruesit, e cila do të mbyllet pasi ata të kenë hyrë.

Ky hadith sqaron se Xheneti ka dyer.

Sindi ka thënë: "Shprehja “Ku janë agjëruesit?” i referohet atyre që agjërojnë shpesh dhe e kanë bërë agjërimin zakon, ashtu siç thuhet “i drejtë” ose “zullumqar” për dikë që njihet vazhdimisht me atë cilësi, e jo për dikë që e ka bërë vetëm një herë.

Rejan do të thotë “ai që shuan etjen”, sepse agjëruesit shpesh përjetojnë etje, sidomos në ditët e gjata dhe të nxehta të verës. Prandaj, si shpërblim për ta, kjo derë është quajtur me një emër që lidhet posaçërisht me ta. Dera e Rejanit. Është thënë gjithashtu se (shprehja) Rejan rrjedh nga forma falan (ar.), që tregon bollëk në shuarjen e etjes, e cila është e kundërta e etjes. Ajo është quajtur kështu si shpërblim për ata që durojnë etjen dhe urinë gjatë agjërimit.

التصنيفات

Vlera e agjërimit