إعدادات العرض
“Allahu nuk do ta shikojë (në Ditën e Gjykimit), atë që e tërheq zvarrë rrobën e tij nga mendjemadhësia.”
“Allahu nuk do ta shikojë (në Ditën e Gjykimit), atë që e tërheq zvarrë rrobën e tij nga mendjemadhësia.”
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu nuk do ta shikojë (në Ditën e Gjykimit), atë që e tërheq zvarrë rrobën e tij nga mendjemadhësia.”
الترجمة
العربية Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Türkçe اردو 中文 हिन्दी Hausa Kurdî Português සිංහල Kiswahili অসমীয়া Tiếng Việt ગુજરાતી Nederlands മലയാളം Română Magyar ქართული Moore ಕನ್ನಡ Svenska ไทย Македонски తెలుగు Українська मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ বাংলা Malagasy Tagalog ភាសាខ្មែរ پښتو Wolof नेपालीالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith ka paralajmëruar kundër zgjatjes së rrobës apo të pjesës së poshtme të veshjes nën kyçet e këmbëve për shkak të mendjemadhësisë dhe arrogancës, duke treguar se kush e bën këtë, do të meritojë një dënim të ashpër: Allahu nuk do ta shikojë me shikim mëshire Ditën e Gjykimit.فوائد الحديث
Veshja përfshin çdo gjë që mbulon pjesën e poshtme të trupit, si pantallonat, rroba, izari (veshje e poshtme) etj.
Ndalimi i isbalit (zvarritjes së veshjes poshtë kyçit të këmbës) është i veçantë për burrat. Neveviu ka thënë: "Dijetarët janë në unanimitet për lejimin e isbalit për gratë. Është transmetuar në mënyrë të saktë nga Profeti ﷺ se ai ua lejoi grave të zgjasin fundin e rrobave të tyre deri në një parakrah."
Ibn Bazi ka thënë: "Isbali është i ndaluar dhe haram për shkak të kuptimit të përgjithshëm të haditheve. Sa i përket ndëshkimit, ai ndryshon dhe nuk është i njëjtë për të gjithë; ai që e bën me qëllim mendjemadhësie nuk është si ai që nuk e bën me atë qëllim."
Ibn Bazi gjithashtu ka thënë: "Gruaja është avret (duhet të mbulohet), prandaj nuk ka problem që ta zgjasë veshjen e saj një pëllëmbë më poshtë (kyçit), dhe nëse kjo nuk mjafton, ajo mund ta zgjasë deri në një parakrah duke filluar nga kyçi i këmbës."
Kadi (Ijadi) ka thënë: "Dijetarët kanë thënë: Përmbledhtas, çdo gjë në veshje që e tejkalon nevojën dhe gjatësinë ose gjerësinë e zakonshme është e urryer, dhe Allahu e di më së miri."
Neveviu ka thënë: "Gjatësia e preferuar e fundshpinës së këmishës ose veshjes së poshtme është deri në mesin e kërcinjve të këmbës (pjesës së poshtme të këmbës). Nuk ka problem nëse është mes asaj dhe kyçit të këmbës. Mirëpo, çdo gjë që është më poshtë se kyçi është në Zjarr. Prandaj, gjatësia e preferuar është deri në mesin e kërcinjve, e lejuara pa qenë mekruh (veprim i urryer) është poshtë saj deri te kyçi, dhe çdo gjë që shkon më poshtë se kyçi është e ndaluar."
Ibn Uthejmini ka thënë për fjalën e Profetit: “Allahu nuk do ta shikojë”, domethënë: nuk do ta shikojë me mëshirë dhe dashamirësi, jo se nuk e sheh fare, sepse asgjë nuk i fshihet Allahut dhe asgjë nuk i shpëton vështrimit të Tij. Por, këtu nënkuptohet shikimi i mëshirës dhe i dashamirësisë."
التصنيفات
Rregullat e veshmbathjes