إعدادات العرض
I Dërguari i Allahut ﷺ e pëlqente lutjen gjithëpërfshirëse dhe e linte mënjanë çdo gjë tjetër
I Dërguari i Allahut ﷺ e pëlqente lutjen gjithëpërfshirëse dhe e linte mënjanë çdo gjë tjetër
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "I Dërguari i Allahut ﷺ e pëlqente lutjen gjithëpërfshirëse dhe e linte mënjanë çdo gjë tjetër."
[Ky hadith është sahih] [رواه أبو داود وأحمد]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî Português සිංහල Русский Kiswahili অসমীয়া ગુજરાતી Nederlands മലയാളം Română Magyar ქართული Moore ไทย Македонски తెలుగు मराठी Українська ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Malagasy ភាសាខ្មែរ ಕನ್ನಡ پښتو Svenska Wolof नेपालीالشرح
Profeti ﷺ i pëlqente lutjet gjithëpërfshirëse, që përfshijnë të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër, me pak fjalë, por me kuptime të thella, që përmbajnë lavdërimin e Allahut të Lartësuar dhe qëllime fisnike, dhe linte mënjanë çdo gjë tjetër.فوائد الحديث
Pëlqehet të bëhet lutje me fjalë të thjeshta që përfshijnë kuptime të mirësisë, dhe është e papëlqyeshme të përdoret teprimi, stolisja e fjalëve dhe zgjatja e panevojshme në kërkesa, pasi kjo bie ndesh me udhëzimin e Profetit ﷺ.
Profeti ﷺ ishte përgëzuar me dhuntinë për të folur me fjalë të shkurtra, por me kuptim gjithëpërfshirës.
Duhet t’i përmbahemi atyre që janë transmetuar se Profeti ﷺ ka bërë lutje me to, edhe nëse janë të gjata dhe kanë shumë fjalë, sepse të gjitha hyjnë te lutjet gjithëpërfshirëse.
التصنيفات
Rregullat e duave