“Atij që i lë tri xhuma pa arsye, Allahu do t'ia vulosë zemrën.”

“Atij që i lë tri xhuma pa arsye, Allahu do t'ia vulosë zemrën.”

Ebu Xha'd Damriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili e kishte shoqëruar Profetin, transmetoi se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që i lë tri xhuma pa arsye, Allahu do t'ia vulosë zemrën.”

[Sahih] [رواه أبو داود والترمذي والنسائي وابن ماجه وأحمد]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër lënies së namazit të Xhumasë, duke sqaruar se atij që i lë tri xhuma nga përtacia dhe neglizhenca, pa ndonjë arsye të vlefshme, Allahu do t'ia vulosë dhe t'ia mbulojë zemrën, duke e penguar që e mira të arrijë tek ajo.

فوائد الحديث

Ibn Mundhiru ka përcjellë konsensusin e dijetarëve se namazi i Xhumasë është detyrë individuale (ar. farz ajn).

Ky hadith përmban kërcënim për atë që e lë Xhumanë nga neglizhenca, se Allahu do t’ia vulosë zemrën.

Ky kërcënim nuk e përfshin atë që e lë Xhumanë për ndonjë arsye të vlefshme.

Sheukaniu ka thënë: "Sa i përket fjalës së tij: “tri xhuma”, kjo mund të nënkuptojë lënien e Xhumasë në çfarëdo forme, qoftë njëra pas tjetrës apo me ndërprerje, edhe sikur të linte një xhuma çdo vit. Pas herës së tretë, Allahu i Lartësuar do t’ia vuloste zemrën, sipas kuptimit të dukshëm të hadithit. Gjithashtu, mund të nënkuptojë (nëse lihen) tri xhuma radhazi."

التصنيفات

Virtue of Friday