إعدادات العرض
“Do të ketë sundimtarë që gënjejnë dhe shtypin. Kushdo që u beson gënjeshtrave të tyre dhe i ndihmon në shtypjen e tyre, nuk është prej meje dhe unë nuk jam prej tij
“Do të ketë sundimtarë që gënjejnë dhe shtypin. Kushdo që u beson gënjeshtrave të tyre dhe i ndihmon në shtypjen e tyre, nuk është prej meje dhe unë nuk jam prej tij
Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Do të ketë sundimtarë që gënjejnë dhe shtypin. Kushdo që u beson gënjeshtrave të tyre dhe i ndihmon në shtypjen e tyre, nuk është prej meje dhe unë nuk jam prej tij, dhe ai nuk do të vijë te hauzi (pellgu). Por, kushdo që nuk u beson gënjeshtrave të tyre dhe nuk i ndihmon në shtypjen e tyre, është prej meje dhe unë jam prej tij, dhe ai do të vijë te hauzi.”
الترجمة
العربية Tiếng Việt Indonesia Nederlands Kiswahili English অসমীয়া ગુજરાતી සිංහල Magyar ქართული Hausa Română ไทย Português मराठी ភាសាខ្មែរ دری አማርኛ বাংলা Kurdî తెలుగు Македонски Tagalog Українська ਪੰਜਾਬੀ മലയാളം Moore ಕನ್ನಡ Türkçe پښتو Bosanski हिन्दी မြန်မာ فارسی Српскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se pas vdekjes së tij do të ketë sundimtarë që gënjejnë në fjalët e tyre, duke thënë atë që nuk e bëjnë, dhe do të shtypin në qeverisjen e tyre. Kushdo që bashkohet me ta, u beson gënjeshtrave të tyre, ose i ndihmon në mënyrë të padrejtë me vepra apo fjalë, si p.sh. duke u dhënë fetva për t’u kënaqur me ta ose duke kërkuar atë që ata ofrojnë, unë distancohem prej tij; ai nuk është prej meje dhe unë nuk jam prej tij, dhe ai nuk do të vijë te hauzi i Keutherit në Ditën e Kiametit. Por, kushdo që nuk bashkohet me ta, nuk u beson gënjeshtrave të tyre dhe nuk i ndihmon në shtypjen e tyre, është prej meje dhe unë jam prej tij, dhe ai do të vijë te hauzi në Ditën e Kiametit.فوائد الحديث
Nëse dikush hyn te sundimtarët me udhëzim, këshillë dhe për të pakësuar të keqen, kjo është ajo që kërkohet. Por nëse hyn për t’i ndihmuar në padrejtësi dhe për t’u besuar gënjeshtrave të tyre, kjo është gjë e përçmuar.
Sqarimi i kërcënimit për ata që ndihmojnë një sundimtar në padrejtësinë e tij.
Sqarimi i kërcënimit për ata që ndihmojnë një sundimtar në padrejtësinë e tij.
Nxitja për bashkëpunim në mirësi dhe devotshmëri dhe largim nga bashkëpunimi në mëkat dhe armiqësi.
Pohimi i hauzit për Profetin tonë Muhamed ﷺ dhe se umeti i tij do të vijë tek ai (për të pirë).
