إعدادات العرض
“Allahu i Lartmadhëruar thotë: “I biri i Ademit më fyen Mua. Ai e shan kohën, ndërkohë Unë jam koha (Zoti i saj). Unë e sjell natën dhe ditën.”
“Allahu i Lartmadhëruar thotë: “I biri i Ademit më fyen Mua. Ai e shan kohën, ndërkohë Unë jam koha (Zoti i saj). Unë e sjell natën dhe ditën.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar thotë: “I biri i Ademit më fyen Mua. Ai e shan kohën, ndërkohë Unë jam koha (Zoti i saj). Unë e sjell natën dhe ditën.”
الترجمة
العربية Tiếng Việt অসমীয়া Indonesia Nederlands Kiswahili Hausa සිංහල English ગુજરાતી Magyar ქართული Română Русский Português ไทย తెలుగు मराठी دری Türkçe አማርኛ বাংলা Kurdî Malagasy Македонски Tagalog ភាសាខ្មែរ Українська ਪੰਜਾਬੀ پښتو Moore Wolof മലയാളം हिन्दी Svenska Bosanski தமிழ் 中文 မြန်မာ ಕನ್ನಡالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se Allahu i Lartmadhëruar thotë në hadithin kudsij: "Njeriu më lëndon dhe më nënçmon kur e shan dhe e fajëson kohën në çastet e fatkeqësive dhe vështirësive, ndërkohë që vetëm Allahu i Lartësuar është Ai që i kontrollon dhe i drejton të gjitha ngjarjet që ndodhin. Prandaj, sharja e kohës është në të vërtetë sharje ndaj Allahut të Lartësuar, sepse koha është një krijesë e nënshtruar ndaj Tij, në të cilën ndodhin ngjarjet me urdhrin e Allahut të Lartësuar."فوائد الحديث
Ky hadith është nga ato që Profeti ﷺ i transmeton nga Zoti i tij dhe quhet hadith i shenjtë (ar. kudsij) ose hyjnor, që shprehja dhe kuptimi i tij janë nga Allahu, vetëm se nuk i ka karakteristikat e Kuranit, që e dallojnë atë nga çdo gjë tjetër, si: të bërët adhurim me leximin e Kuranit, të qenët i pastër gjatë leximit, sfidimi (që të sjellin një të ngjashëm me të), paimitueshmëria etj.
Të treguarit e edukatës së duhur me Allahun e Lartësuar në fjalë dhe në besim.
Është detyrë të besohet në kadanë dhe kaderin (paracaktimin hyjnor) si dhe të tregohet i durueshëm ndaj sprovave e lëndimeve.
Lëndimi është ndryshe nga dëmtimi. Njeriu mund të lëndohet duke dëgjuar ose duke parë diçka të pakëndshme, pa u dëmtuar realisht prej saj. Po ashtu, njeriu mund të lëndohet nga një erë e keqe, si ajo e qepës apo hudhrës, pa pësuar ndonjë dëm të vërtetë prej saj.
Allahu i Lartmadhëruar lëndohet nga disa prej veprave të këqija të robërve të Tij, por Ai nuk dëmtohet prej tyre. Siç thotë Allahu i Lartësuar në hadithin kudsij: "O robërit e Mi! Ju kurrë nuk mund të arrini në shkallë që t'më bëni dëm e të më dëmtoni, e as që mund të arrini në shkallë që të më bëni dobi e të më bëni mirë."
Sharja e kohës dhe përshkrimi i saj ndahen në tri kategori: 1. Të shahet koha duke besuar se ajo vetë është vepruesja, domethënë duke besuar se koha është ajo që i kthen gjërat në të mira ose të këqija. Ky është shirk i madh, sepse njeriu beson se ka krijues tjetër përveç Allahut dhe ndodhjen e ngjarjeve ia atribuon dikujt tjetër përveç Tij. 2. Të shahet koha pa besuar se ajo vetë është vepruesja, por duke besuar se Allahu është Vepruesi, megjithatë e shan kohën sepse ajo është vendi ose koha në të cilën ndodh ajo gjë që ai e urren, atëherë kjo është e ndaluar. 3. Të thuhet kjo vetëm si pohim, pa qortim dhe pa sharje, atëherë kjo është e lejuar. Shembull për këtë është fjala e Lutit (alejhi selam): “Kjo është një ditë e vështirë.” (Hud, 77)
التصنيفات
Rregullat e të folurit dhe heshtjes