Kujdesuni për Namazin dhe ata që i keni nën përgjegjësi!

Kujdesuni për Namazin dhe ata që i keni nën përgjegjësi!

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Këshilla më e shpeshtë e të Dërguarit të Allahut ﷺ, kur iu afrua vdekja, ishte: “Kujdesuni për Namazin dhe ata që i keni nën përgjegjësi! Kujdesuni për Namazin dhe ata që i keni nën përgjegjësi!" I Dërguari i Allahut ﷺ vazhdoi ta përsëriste këtë, derisa gjoksi i tij po gufonte me të dhe gjuha e tij mezi arrinte ta shqiptonte."

[Sahih] [رواه النسائي في السنن الكبرى وابن ماجه]

الشرح

Këshilla më e shpeshtë e Profetit ﷺ për umetin e tij, ndërsa ishte në agoninë e vdekjes, ishte: "Përmbajuni namazit, kujdesuni për të dhe mos e neglizhoni! Po ashtu, përmbushini të drejtat e atyre që i këni nën përgjegjësinë tuaj, përfshirë robërit dhe robëreshat, dhe silluni mirë me ta!" Ai vazhdoi ta përsëriste këtë, derisa fyti i tij gufonte me të dhe gjuha e tij mezi arrinte ta shqiptonte.

فوائد الحديث

Rëndësia e namazit dhe e të drejtave të atyre që janë nën përgjegjësinë e njeriut, ngase Profeti ﷺ porositi për to në këshillën e tij të fundit.

Namazi është prej të drejtave më madhështore të Allahut mbi robërit e Tij, ndërsa përmbushja e të drejtave të njerëzve, sidomos të dobëtëve dhe atyre që janë nën përgjegjësinë e njeriut, e që nuk janë prej pasardhësve të tij, është prej të drejtave më të mëdha që u takojnë njerëzve

التصنيفات

Vdekja e profetit Muhamed ﷺ, Detyrueshmëria e namazit dhe dispozita lidhur me atë që nuk e fal namazin